Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: |
| 2 |
| "Gjëra të tilla kam dëgjuar shumë! Të gjithë ju jeni ngushëllues të mërzitshëm! |
| 3 |
| Kur do të marrin fund fjalimet tuaja boshe? Ose çfarë të shtyn të përgjigjesh? |
| 4 |
| Edhe unë mund të flisja si ju, po të ishit ju në vendin tim; do të mund të radhitja fjalë kundër jush duke tundur kokën time kundër jush. |
| 5 |
| Por do t'ju jepja kurajo me gojën time dhe ngushëllimi i buzëve të mia do ta lehtësonte dhembjen tuaj. |
| 6 |
| Në rast se flas, dhembja ime nuk pakësohet, në qoftë se nuk flas më, çfarë lehtësimi kam? |
| 7 |
| Por tani ai më ka çuar në pikën e fundit të forcave të mia. Ti ke shkatërruar tërë familjen time; |
| 8 |
| më ke mbuluar me rrudha dhe kjo dëshmon kundër meje, dobësia ime ngrihet dhe dëshmon kundër meje. |
| 9 |
| Zemërimi i tij më grin dhe më përndjek, kërcëllin dhëmbët kundër meje; Armiku im mpreh shikimin mbi mua. |
| 10 |
| Duke hapur gojën e tyre kundër meje, ata më godasin me përçmim mbi faqet, mblidhen tok kundër meje. |
| 11 |
| Perëndia më ka dhënë në duart e të pabesëve, më ka dorëzuar në duart e njerëzve të këqij. |
| 12 |
| Jetoja i qetë, por ai më shkatërroi, më kapi për qafe dhe më bëri copë-copë, dhe më shndërroi në objekt goditjeje. |
| 13 |
| Harkëtarët e tij më rrethojnë në çdo anë, më shpon pa mëshirë veshkat, derdh për tokë vrerin tim. |
| 14 |
| Ai më sulmon vazhdimisht me forcë, më sulet si një luftëtar. |
| 15 |
| kam qepur një grathore mbi lëkurën time, e kam ulur ballin tim në pluhur, |
| 16 |
| Fytyra ime është e kuqe nga të qarat dhe mbi qepallat e mia po zë vend hija e vdekjes, |
| 17 |
| megjithëse nuk ka asnjë dhunë në duart e mia, dhe lutja ime është e pastër. |
| 18 |
| O tokë, mos e mbulo gjakun tim, dhe britma ime mos gjeftë asnjë vend qetësimi. |
| 19 |
| Që tani, ja, dëshmitari im është në qiell, garanti im është lart. |
| 20 |
| Shokët e mi më përqeshin, por sytë e mi derdhin lotë përpara Perëndisë. |
| 21 |
| Le të përkrahë ai arsyetimet e njeriut pranë Perëndisë, ashtu si bën njeriu me fqinjin e tij. |
| 22 |
| Do të kalojnë në të vërtetë edhe pak vjet akoma dhe unë do të shkoj pastaj në një rrugë pa kthim. |
|
| Ruaj Shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/job/016.mp3
42
16