Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| "Fryma ime u copëtua, ditët po më shuhen, varri po më pret. |
| 2 |
| A nuk jam i rrethuar nga njerëz që më përqeshin. Syri im ndalet mbi fyerjet e tyre. |
| 3 |
| Më jep, pra, një peng pranë teje, përndryshe kush do të më shtrëngonte dorën si garant? |
| 4 |
| Nga që i ke penguar mendjet e tyre të kuptojnë, prandaj nuk do t'i bësh të triumfojnë. |
| 5 |
| Kush i tradhton miqtë deri sa t'i grabisë, ka për t'i parë më pak sytë e fëmijëve të tij. |
| 6 |
| Por unë prej tij jam bërë gazi i popujve dhe jam katandisur në një njeri të cilin e pështyjnë në fytyrë. |
| 7 |
| Syri më erret për shkak të dhembjes dhe tërë gjymtyrët e mia nuk janë veçse hije. |
| 8 |
| Njerëzit e drejtë habiten nga kjo, dhe i pafajmi ngrihet kundër të pabesit. |
| 9 |
| Megjithatë i drejti mbetet i lidhur fort me rrugën e tij, dhe ai që i ka duart e pastra fortësohet gjithnjë e më tepër. |
| 10 |
| Sa për ju të gjithë, kthehuni, ejani, pra, sepse midis jush nuk po gjej asnjë njeri të urtë. |
| 11 |
| Ditët e mia shkuan dhe planet e mia u prishën, pikërisht ato dëshira që unë ushqeja në zemër. |
| 12 |
| Ata e ndërrojnë natën në ditë, "drita është afër", thonë, për shkak të errësirës. |
| 13 |
| Në rast se e pres Sheolin si shtëpinë time në rast se e shtrij shtrojen time në terr, |
| 14 |
| në rast se i them vendvarrit: "Ti je ati im", dhe krimbave: "Jeni nëna ime dhe motra ime", |
| 15 |
| ku është, pra, shpresa ime? Kush mund të dallojë ndonjë shpresë për mua? |
| 16 |
| A do të zbres vallë në portat e Sheolit, kur do të gjejmë bashkë prehje në pluhur?". |
|
| Ruaj Shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/job/017.mp3
42
17