|
| 1 |
|
| "Tani përkundrazi më të rinjtë se unë më përqeshin, ata që etërit e tyre nuk do të kishin pranuar t'i vija midis qenve të kopesë sime. |
|
| 2 |
|
| Fundja, për çfarë do të më shërbente forca e duarve të tyre? Fuqia e tyre është shkatërruar. |
|
| 3 |
|
| Të sfilitur nga mizerja dhe nga uria, ikin natën në shketëtirën e shkretuar dhe shterpë, |
|
| 4 |
|
| duke shkulur bar të hidhur pranë gëmushave dhe rrënjë gjineshtre për ushqimin e tyre. |
|
| 5 |
|
| Janë përzënë nga mjediset prej njerëzve që ulërijnë prapa tyre si të ishin vjedhës. |
|
| 6 |
|
| Janë të detyruar të jetojnë në skërkat e luginave, në shpellat e tokës dhe midis shkëmbinjve; |
|
| 7 |
|
| ulërijnë midis kaçubeve dhe shtrëngohen bashkë nën ferrishtat; |
|
| 8 |
|
| njerëz budallenj, po, njerëz pa vlerë, të dëbuar nga vendi i tyre. |
|
| 9 |
|
| Tani jam bërë kënga e tyre e talljes, po, jam bërë gazi i tyre. |
|
| 10 |
|
| Kanë tmerr nga unë, rrinë larg meje dhe nuk ngurrojnë të më pështyjnë në fytyrë. |
|
| 11 |
|
| Meqenëse Perëndia ka lëshuar disi litarin e çadrës sime dhe më ka poshtëruar, ata kanë thyer çdo fre para meje. |
|
| 12 |
|
| Këta zuzarë çohen në të djathtën time, i shtyjnë larg këmbët e mia dhe përgatitin kundër meje rrugët që të më shkatërrojnë. |
|
| 13 |
|
| Prishin rrugën time, keqësojnë fatkeqësinë time, megjithëse askush nuk i ndihmon. |
|
| 14 |
|
| Afrohen si nëpërmjet një të çare të madhe, sulen kundër meje si një stuhi. |
|
| 15 |
|
| Më sulmojnë tmerre; gjuajnë nderin tim si era, dhe begatia ime zhdavaritet si një re. |
|
| 16 |
|
| Unë shkrihem përbrenda, dhe ditët e hidhërimit më kanë pushtuar. |
|
| 17 |
|
| Natën ndjej sikur më shpojnë kockat, dhe dhembjet më brejnë pa pushim. |
|
| 18 |
|
| Nga dhuna e madhe rrobat e mia deformohen, më shtrëngojnë përreth si jaka e mantelit tim. |
|
| 19 |
|
| Ai më ka hedhur në baltë dhe jam bërë si pluhuri dhe hiri, |
|
| 20 |
|
| Unë të bërtas ty, dhe ti nuk më përgjigjesh; të rri përpara, por ti rri duke më shikuar. |
|
| 21 |
|
| Je bërë mizor me mua; më përndjek me fuqinë e dorës sate. |
|
| 22 |
|
| Më ngre lart mbi erën, bën që të eci kaluar mbi të dhe më zhduk në stuhi. |
|
| 23 |
|
| E di në të vërtetë që ti më çon në vdekje, në shtëpinë ku mblidhen gjithë të gjallët. |
|
| 24 |
|
| me siguri nuk do ta shtrijë dorën e tij te varri, megjithëse në fatkeqësinë e tij bërtet për të kërkuar ndihmë. |
|
| 25 |
|
| A nuk kam qarë vallë për atë që ishte në fatkeqësi, dhe a nuk jam hidhëruar për të varfrin? |
|
| 26 |
|
| Kur prisja të mirën, erdhi e keqja; kur prisja dritën, erdhi errësira. |
|
| 27 |
|
| Zorrët e mia ziejnë pa pushim, kanë ardhur për mua ditë vuajtjesh. |
|
| 28 |
|
| Shkoj rreth e qark i nxirë, krejt, por jo nga dielli; ngrihem në kuvend dhe bërtas për të kërkuar ndihmë. |
|
| 29 |
|
| Jam bërë vëlla me çakallin dhe shok me strucin. |
|
| 30 |
|
| Lëkura ime që më mbulon është nxirë dhe kockat e mia digjen nga nxehtësia. |
|
| 31 |
|
| Qestja ime shërben vetëm për vajtime dhe flauti im për tinguj vajtues. |
|
|
|
|