Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| "Unë kisha bërë një besëlidhje me sytë e mi; si mund ta fiksoja, pra, shikimin mbi një virgjëreshë? |
| 2 |
| Cili është fati që më ka caktuar Perëndia nga atje lart dhe trashëgimia e të Plotfuqishmit nga vendet e larta? |
| 3 |
| A nuk është vallë fatkeqësia për njeriun e çoroditur dhe mjerimi për atë që kryen të keqen? |
| 4 |
| Nuk i shikon ai tërë rrugët e mia dhe nuk i numëron të gjitha hapat që bëj? |
| 5 |
| Në rast se kam vepruar me falsitet, ose në rast se këmba ime është shpejtuar të ndjekë mashtrimin, |
| 6 |
| le të më peshojë me një peshore të saktë, dhe Perëndia do ta njohë ndershmërinë time. |
| 7 |
| Në qoftë se hapat e mia kanë dalë nga rruga e drejtë, dhe në qoftë se zemra ime ka ndjekur sytë e mi, apo në se ndonjë njollë u është ngjitur duarve të mia, |
| 8 |
| le të mbjell unë dhe një tjetër të hajë, dhe pasardhësit e mi u çrrënjofshin. |
| 9 |
| Në rast se zemra ime është mashtruar nga një grua dhe kam përgjuar në portën e të afërmit tim, |
| 10 |
| gruaja ime le të bluajë për një tjetër dhe të tjerë u përkulshin mbi të. |
| 11 |
| Sepse kjo do të ishte një mbrapshti, një faj që duhet të dënohet nga gjyqtarët, |
| 12 |
| një zjarr që konsumon deri në Abadon, dhe do të kishte shkatërruar deri në rrënjë gjithë të korrat e mia. |
| 13 |
| Në rast se kam hedhur poshtë të drejtën e shërbëtorit tim dhe të shërbëtores sime, kur po grindeshin me mua, |
| 14 |
| çfarë do të bëja kur Perëndia të ngrihej kundër meje, dhe si do t'i përgjigjesha kur të më kërkonte llogari? |
| 15 |
| Ai që më ka bërë mua në barkun e nënës, a nuk e ka bërë edhe atë? A nuk ka qenë po ai Perëndi që na ka krijuar në bark? |
| 16 |
| Në rast se u kam refuzuar të varfërve atë që dëshironin dhe bëra të veniten sytë e gruas së ve, |
| 17 |
| në rast se e hëngra vetëm copën e bukës pa i dhënë një pjesë jetimit, |
| 18 |
| (por që në rininë time unë e rrita si një baba, dhe që në bark të nënës sime e kam ndihmuar gruan e ve) |
| 19 |
| në rast se kam parë dikë të vdesë për mungesë rrobash ose një të varfër që nuk kishte me se të mbulohej, |
| 20 |
| në rast se ijet e tij nuk më kanë bekuar, dhe nuk është ngrohur me leshin e qengjave të mi, |
| 21 |
| në qoftë se kam ngritur dorën kundër jetimit, sepse e dija që do të ndihmohesha tek porta, |
| 22 |
| supi im u ndaftë nga shpatulla, krahu im u theftë në bërryl! |
| 23 |
| Sepse fatkeqësia që vjen nga Perëndia më kall drithma, dhe për shkak të madhështisë së tij nuk mund të bëj asgjë. |
| 24 |
| Në qoftë se kam pasur besim tek ari, dhe arit të kulluar i kam thënë: "Ti je shpresa ime", |
| 25 |
| në rast se jam gëzuar sepse pasuritë e mia ishin të mëdha, dhe sepse dora ime ka grumbulluar shumë pasuri, |
| 26 |
| në qoftë se kam shikuar diellin kur shkëlqen ose hënën që shkonte përpara duke ndritur, dhe zemra ime u mashtrua tinëz dhe goja ime puthi dorën time; |
| 27 |
| edhe ky do të ishte një faj që duhet të dënohet nga gjyqtarët, sepse do të kisha mohuar Perëndinë që rri aty lart. |
| 28 |
| Në rast se jam gëzuar për fatkeqësinë e armikut tim dhe u ngrita, sepse e kishte goditur fakeqësia |
| 29 |
| (por unë nuk e lejova gojën time të mëkatonte, duke i uruar të vdesë me një mallkim); |
| 30 |
| në qoftë se njerëzit e çadrës sime nuk kanë thënë: "Kush mund të gjejë një që nuk është ngopur me mishin e tij?". |
| 31 |
| (përveç kësaj asnjë i huaj nuk e kalonte natën jashtë, sepse i hapja portat e mia udhëtarit); |
| 32 |
| në rast se i kam mbuluar mëkatet e mia si Adami, duke e fshehur fajin tim në gji, |
| 33 |
| sepse kisha frikë nga turma e madhe dhe përbuzja e familjeve më tmerronte, kështu që rrija i heshtur pa dalë nga shtëpia. |
| 34 |
| Ah, sikur të kisha një që të më dëgjonte! Ja firma ime! I Plotfuqishmi të më përgjigjet! Kundërshtari im të shkruajë një dokument, |
| 35 |
| dhe unë do ta mbaja me siguri mbi shpatullat e mia, dhe do ta mbaja si një diademë |
| 36 |
| do t'i jepja llogari për të gjitha hapat e mia, duke iu paraqitur si një princ. |
| 37 |
| Në qoftë se toka ime bërtet kundër meje dhe brazdat e saj qajnë bashkë me të, |
| 38 |
| në rast se kam ngrënë frytin e saj pa paguar, në rast se u kam nxjerrë frymën e fundit zotërve të saj, |
| 39 |
| në vend të grurit u rritshin ferra dhe barëra të këqija në vend të elbit". |
| 40 |
| Këtu mbarojnë fjalët e Jobit. |
|
| Ruaj Shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/job/031.mp3
42
31