|
| 1 |
|
| Prandaj zemra ime dridhet dhe brof jashtë vendit të saj. |
|
| 2 |
|
| Dëgjoni me vëmendje shungullimën e zërit të saj, gjëmimin që del nga goja e saj! |
|
| 3 |
|
| Ai lëshon vetëtimën e tij nën gjithë qiellin dhe deri në skajet e tokës. |
|
| 4 |
|
| Prapa tij një zë vrumbullon; ai gjëmon me zërin e tij madhështor; ai nuk i përmban kur dëgjohet zëri i tij. |
|
| 5 |
|
| Perëndia gjëmon në mënyrë të mrekullueshme me zërin e tij dhe bën gjëra të mëdha që nuk mund t'i kuptojmë. |
|
| 6 |
|
| I thotë në fakt borës: "Bjerë mbi tokë", ia thotë si shirave të lehta ashtu dhe shirave të rrebeshta. |
|
| 7 |
|
| Ai ndal dorën e çdo njeriu, me qëllim që të gjithë vdekatarët të mund të njohin veprat e tij. |
|
| 8 |
|
| Bishat hyjnë në strukat e tyre dhe rrinë në strofkat e tyre. |
|
| 9 |
|
| Nga vendet më të largëta të jugut vjen stuhia dhe të ftohtit nga erërat e acarta të veriut. |
|
| 10 |
|
| Me frymën e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet. |
|
| 11 |
|
| I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota. |
|
| 12 |
|
| Ato enden në qiell kudo, duke ndryshuar drejtimin në bazë të drejtimit të tij, për të kryer çfarëdo gjë që ai urdhëron mbi faqen e tokës së banuar. |
|
| 13 |
|
| I dërgon o për dënim, o për tokën e tij o për mirësi. |
|
| 14 |
|
| Dëgjo këtë, o Job, ndalu dhe merr parasysh mrekullitë e Perëndisë! |
|
| 15 |
|
| A e di ti si i drejton Perëndia dhe si bën të shkëlqejë shkrepëtima e reve të tij? |
|
| 16 |
|
| A e di ti si rrinë pezull retë në ajër, mrekullitë e atij që i di të gjitha? |
|
| 17 |
|
| A e di ti përse rrobat e tua janë të ngrohta, kur toka pushon për shkak të erës së jugut? |
|
| 18 |
|
| Vallë a e ke shtrirë ti bashkë me të kupën qiellore, duke e bërë të fortë si një pasqyrë prej metali të shkrirë? |
|
| 19 |
|
| Na mëso se çfarë duhet t'i themi, sepse ne nuk mund të përgatisim shkakun tonë për errësirën. |
|
| 20 |
|
| A mund t'i thuhet vallë se unë dua të flas? Në rast se një njeri duhet të fliste, do të shkatërrohej me siguri. |
|
| 21 |
|
| Edhe tani askush nuk mund ta shikojë diellin me ngulm kur shkëlqen në qiell, mbas kalimit të erës që e ka bërë pa re. |
|
| 22 |
|
| Koha e bukur vjen nga veriu, por rreth Perëndisë kemi një madhështi të hatashme. |
|
| 23 |
|
| Të Plotfuqishmin ne nuk mund ta arrijmë. Ai është i madhërishëm për nga fuqia, nga ndershmëria dhe nga drejtësia; ai nuk shtyp asnjeri. |
|
| 24 |
|
| Prandaj njerëzit e kanë frikë; por ai nuk e përfill atë që e quan veten të ditur". |
|
|
|
|