|
| 1 |
|
| "Bërtit, pra! A ka vallë ndonjë që të përgjigjet? Kujt prej shenjtorëve do t'i drejtohesh? |
|
| 2 |
|
| Zemërimi në fakt e vret të pamendin dhe zilia e vret budallanë. |
|
| 3 |
|
| E kam parë të pamendin të lëshojë rrënjë, por shumë shpejt e mallkova banesën e tij. |
|
| 4 |
|
| Bijtë e tij nuk kanë asnjë siguri, janë të shtypur te porta, dhe nuk ka njeri që t'i mbrojë. |
|
| 5 |
|
| I urituri përpin të korrat e tij, ia merr edhe sikur të jenë midis gjembave, dhe një lak përpin pasurinë e tij. |
|
| 6 |
|
| Sepse shpirtligësia nuk del nga pluhuri dhe mundimi nuk mbin nga toka; |
|
| 7 |
|
| por njeriu lind për të vuajtur, ashtu si shkëndija për t'u ngjitur lart. |
|
| 8 |
|
| Por unë do të kërkoja Perëndinë, dhe Perëndisë do t'i besoja çështjen time, |
|
| 9 |
|
| atij që bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të njihen; mrekulli të panumërta, |
|
| 10 |
|
| që i jep shiun tokës dhe dërgon ujin në fushat; |
|
| 11 |
|
| që ngre të varfrit dhe vë në siguri lart ata që vuajnë. |
|
| 12 |
|
| I bën të kota synimet e dinakëve, dhe kështu duart e tyre nuk mund të realizojnë planet e tyre; |
|
| 13 |
|
| i merr të urtët në dredhinë e tyre, dhe kështu këshilla e të pandershmëve shpejt bëhet tym. |
|
| 14 |
|
| Gjatë ditës ata hasin në errësirë, bash në mesditë ecin me tahmin sikur të ishte natë; |
|
| 15 |
|
| por Perëndia e shpëton nevojtarin nga shpata, nga goja e të fuqishmëve dhe nga duart e tyre. |
|
| 16 |
|
| Kështu ka shpresë për të mjerin, por padrejtësia ia mbyll gojën atij. |
|
| 17 |
|
| Ja, lum njeriu që Perëndia dënon; prandaj ti mos e përbuz ndëshkimin e të Plotfuqishmit; |
|
| 18 |
|
| sepse ai e bën plagën, dhe pastaj e fashon, plagos, por duart e tij shërojnë. |
|
| 19 |
|
| Nga gjashtë fatkeqësi ai do të të çlirojë, po, në të shtatën e keqja nuk do të të prekë. |
|
| 20 |
|
| Në kohë zie do të të shpëtojë nga vdekja, në kohë lufte nga forca e shpatës. |
|
| 21 |
|
| Do t'i shpëtosh fshikullit të gjuhës, nuk do të trembesh kur të vijë shkatërrimi. |
|
| 22 |
|
| Do të qeshësh me shkatërrimin dhe me zinë, dhe nuk do të kesh frikë nga bishat e dheut; |
|
| 23 |
|
| sepse do të kesh një besëlidhje me gurët e dheut, dhe kafshët e fushave do të jenë në paqe me ty. |
|
| 24 |
|
| Do të dish që çadra jote është e siguruar; do të vizitosh kullotat e tua dhe do të shikosh që nuk mungon asgjë. |
|
| 25 |
|
| Do të kuptosh që pasardhësit e tu janë të shumtë dhe të vegjlit e tu si bari i fushave. |
|
| 26 |
|
| Do të zbresësh në varr në moshë të shkuar, ashtu si në stinën e vet mblidhet një tog duajsh. |
|
| 27 |
|
| Ja ç'kemi gjetur; kështu është. Dëgjoje dhe përfito". |
|
|
|
|