|
| 1 |
|
| "A nuk kryen vallë një punë të rëndë njeriu mbi tokë dhe ditët e tij a nuk janë si ditët e një argati? |
|
| 2 |
|
| Ashtu si skllavi dëshiron fort hijen dhe ashtu si argati pret mëditjen e tij, |
|
| 3 |
|
| kështu edhe mua më ranë muaj fatkeqësie dhe m'u caktuan net me dhembje. |
|
| 4 |
|
| Sa shtrihem, them: "Kur do të ngrihem?". Por nata është e gjatë dhe jam vazhdimisht i shqetësuar deri në agim. |
|
| 5 |
|
| Mishi im është i mbuluar me krimba dhe me buca dheu, lëkura ime plasaritet dhe është bërë e pështirë. |
|
| 6 |
|
| Ditët e mia janë më të shpejta se masuri i një endësi dhe po harxhohen pa shpresë. |
|
| 7 |
|
| Kujto që jeta ime është një frymë; syri im nuk do të shohë më të mirën. |
|
| 8 |
|
| Syri i atij që më shikon nuk do të më shohë më; sytë e tu do të jenë mbi mua, por unë nuk do të jem më. |
|
| 9 |
|
| Ashtu si reja davaritet dhe nuk duket më, kështu ai që zbret në Sheol nuk kthehet më; |
|
| 10 |
|
| nuk do të kthehet më në shtëpinë e tij, dhe banesa e tij nuk do ta njohë më. |
|
| 11 |
|
| Prandaj nuk do ta mbaj gojën të mbyllur do të flas në ankthin e frymës time; do të ankohem në hidhërimin e shpirtit tim. |
|
| 12 |
|
| A jam vallë deti apo një përbindësh i detit që ti më ruan me një roje? |
|
| 13 |
|
| Kur unë them: "Shtrati im do të më japë një lehtësim, shtroja ime do ta zbusë dhembjen time", |
|
| 14 |
|
| ti më tremb me ëndrra dhe më tmerron me vegime; |
|
| 15 |
|
| kështu shpirtit tim i parapëlqen të mbytet dhe të vdesë se sa të bëjë këtë jetë. |
|
| 16 |
|
| Unë po shpërbëhem; nuk kam për të jetuar gjithnjë; lërmë të qetë; ditët e mia nuk janë veçse një frymë. |
|
| 17 |
|
| Ç'është njeriu që ti ta bësh të madh dhe të kujdesesh për të, |
|
| 18 |
|
| dhe ta vizitosh çdo mëngjes duke e vënë në provë në çdo çast? |
|
| 19 |
|
| Kur do ta heqësh shikimin tënd nga unë dhe do të më lësh të përcjell pështymën time? |
|
| 20 |
|
| Në rast se kam mëkatuar, çfarë të kam bërë ty, o rojtar i njerëzve? Pse më ke bërë objekt të goditjeve të tua, aq sa i jam bërë barrë vetes sime? |
|
| 21 |
|
| Pse nuk i fal shkeljet e mia dhe nuk e kapërcen paudhësinë time? Sepse shpejt do të jem pluhur; ti do të më kërkosh, por unë nuk do të jem më". |
|
|
|
|