Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Beko, shpirti im, Zotin, dhe të gjitha ato që janë tek unë të bekojnë emrin e tij të shenjtë. |
| 2 |
| Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë. |
| 3 |
| Ai fal të gjitha paudhësitë e tua dhe shëron të gjitha sëmundjet e tua, |
| 4 |
| shpengon jetën tënde nga shkatërrimi dhe të kurorëzon me mirësi dhe dhembshuri; |
| 5 |
| ai ngop me të mira gojën tënde dhe të bën të ri si shqiponja. |
| 6 |
| Zoti vepron me drejtësi dhe mbron çështjen e të shtypurve. |
| 7 |
| Ai i tregon Moisiut rrugët e tij dhe bijve të Izraelit veprat e tij. |
| 8 |
| Zoti është i mëshirshëm dhe zemërbutë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi. |
| 9 |
| Ai nuk grindet përjetë dhe nuk e ruan zemërimin gjithnjë. |
| 10 |
| Ai nuk na trajton siç e meritojnë mëkatet tona dhe nuk na dënon në bazë të fajeve tona. |
| 11 |
| Sepse sa të lartë janë qiejtë mbi tokën, aq e madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij. |
| 12 |
| Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona. |
| 13 |
| Ashtu si një baba është i mëshirshëm me bijtë e tij, kështu është i mëshirshëm Zoti me ata që kanë frikë prej tij. |
| 14 |
| Sepse ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur. |
| 15 |
| Ditët e njeriut janë si bari; ai lulëzon si lulja e fushës; |
| 16 |
| në qoftë se era i kalon sipër, ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më. |
| 17 |
| Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi për ata që kanë frikë prej tij, dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve, |
| 18 |
| për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij për t'i zbatuar në praktikë. |
| 19 |
| Zoti e ka vendosur fronin e tij në qiejtë, dhe mbretërimi i tij sundon mbi gjithçka. |
| 20 |
| Bekoni Zotin ju, engjëj të tij të pushtetshëm dhe të fortë, që bëni atë që thotë ai, duke iu bindur zërit të fjalës së tij. |
| 21 |
| Bekoni Zotin, ju, tërë ushtritë e tij, ju, tërë ministrat e tij, që zbatoni vullnetin e tij. |
| 22 |
| Bekoni Zotin, ju, të gjitha veprat e tij, në të tëra vendet e sundimit të tij. Shpirti im, beko Zotin! |
|
| Ruaj Shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/psalms/103.mp3
150
103