Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Unë e dua Zotin, sepse ai dëgjoi zërin tim dhe lutjet e mia. |
| 2 |
| Duke qenë se e ka kthyer ndaj meje veshin e tij, unë do ta kërkoj në gjithë ditët e jetës sime. |
| 3 |
| Vargonjtë e vdekjes më kishin rrethuar dhe ankthet e Sheolit më kishin pushtuar; fatkeqësia dhe dhembja më kishin vënë përfund. |
| 4 |
| Atëherë i kërkova ndihmë Zotit: "O Zot, të lutem, më shpëto". |
| 5 |
| Zoti është i dhemshur dhe i drejtë, Perëndia ynë është i mëshirshëm. |
| 6 |
| Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; unë isha katandisur në një gjendje të mjeruar, dhe ai më shpëtoi. |
| 7 |
| Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, sepse Zoti të mbushi me të mira. |
| 8 |
| Po, sepse ti ke çliruar jetën time nga vdekja, sytë e mi dhe lotët dhe këmbët e mia nga rrëzimi. |
| 9 |
| Unë do të eci në prani të Zotit në tokën e të gjallëve. |
| 10 |
| Unë kam besuar dhe prandaj flas. Unë isha shumë i pikëlluar, |
| 11 |
| dhe thoja gjatë përhumbjes sime: "Çdo njeri është gënjeshtar". |
| 12 |
| Ç'do t'i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë? |
| 13 |
| Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit. |
| 14 |
| Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij. |
| 15 |
| Éshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij. |
| 16 |
| Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia. |
| 17 |
| Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit. |
| 18 |
| Do t'i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij, |
| 19 |
| në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja. |
|
| Ruaj Shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/psalms/116.mp3
150
116