Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Na shpëto, o Zot, sepse njerëz të devotshëm ka më pak, dhe ata që thonë të vërtetën janë zhdukur në mes të bijve të njerëzve. |
| 2 |
| Secili gënjen të afërmin e tij dhe flet me buzë lajkatare dhe me zemër të zhdyzuar. |
| 3 |
| Zoti i preftë të gjitha buzët lajkatare dhe gjuhën që flet me krenari, |
| 4 |
| të atyre që thonë: "Me gjuhën tonë do të sundojmë; buzët tona na përkasin neve; kush është zot mbi ne?". |
| 5 |
| "Për shkak të shtypjes së të mjerëve dhe të britmës së nevojtarëve, tani do të çohem", thotë Zoti, "dhe do t'i shpëtoj nga ata që u zënë pusi". |
| 6 |
| Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra, si argjend i rafinuar në një furrë prej dheu, i pastruar shtatë herë. |
| 7 |
| Ti, o Zot, do t'i mbrosh dhe do t'i ruash, duke filluar nga ky brez përjetë. |
| 8 |
| Të pabesët sillen pa u ndëshkuar kudo, kur midis bijve të njerëzve lavdërohet e keqja. |
| Ruaj Shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/psalms/012.mp3
150
12