Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli: |
| 2 |
| "Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin. |
| 3 |
| Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata". |
| 4 |
| Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve. |
| 5 |
| U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin! |
| 6 |
| U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet; |
| 7 |
| nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt; |
| 8 |
| dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit". |
| Ruaj shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/psalms/129.mp3
150
129