|
| 1 |
|
| Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë. |
|
| 2 |
|
| Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
|
| 3 |
|
| Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
|
| 4 |
|
| atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
|
| 5 |
|
| atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
|
| 6 |
|
| atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
|
| 7 |
|
| atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
|
| 8 |
|
| diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
|
| 9 |
|
| hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
|
| 10 |
|
| Ai që goditi Egjiptasit në parëbirnitë e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
|
| 11 |
|
| dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
|
| 12 |
|
| me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
|
| 13 |
|
| Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
|
| 14 |
|
| dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
|
| 15 |
|
| por fshiu Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
|
| 16 |
|
| Atë që e çoi popullin e tij nëpër shkretëtirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
|
| 17 |
|
| atë që goditi mbretër të mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
|
| 18 |
|
| dhe vrau mbretër të fuqishëm, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë; |
|
| 19 |
|
| Sihonin, mbretin e Amorejve, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
|
| 20 |
|
| dhe Ogun, mbretin e Bashanit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
|
| 21 |
|
| Dhe u dha atyre si trashëgimi vendin e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
|
| 22 |
|
| në trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
|
| 23 |
|
| Ai u kujtua për ne në kushtet tona të këqija, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, |
|
| 24 |
|
| dhe na çliroi nga armiqtë tanë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
|
| 25 |
|
| Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
|
| 26 |
|
| Kremtoni Perëndinë e qiellit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. |
|
|
|
|