Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij. |
| 2 |
| Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës. |
| 3 |
| Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet; |
| 4 |
| por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun dhe mesazhi i tyre arrin deri në skajin e botës; në qiejtë Perëndia ka vënë një çadër për diellin; |
| 5 |
| dhe ai është si një dhëndër që del nga dhoma e tij e martesës; ngazëllon si një trim që përshkon rrugën e tij. |
| 6 |
| Ai del nga një skaj i qiejve dhe rrotullimi e tij arrin deri në skajin tjetër; asgjë nuk mund t'i fshihet nxehtësisë së tij. |
| 7 |
| Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë. |
| 8 |
| Porositë e Zotit janë të drejta dhe e gëzojnë zemrën; urdhërimet e Zotit janë te pastra dhe ndriçojnë sytë. |
| 9 |
| Frika e Zotit është e pastër, mbetet përjetë; gjykimet e Zotit janë të vërteta, të gjitha janë të drejta; |
| 10 |
| janë më të dëshirueshme se ari, po, më tepër se shumë ari i kulluar; janë më të ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet. |
| 11 |
| Edhe shërbëtori yt mëson prej tyre; ke një shpërblim të madh duke i parë. |
| 12 |
| Kush i njeh gabimet e tij? Pastromë nga ato që nuk i shoh. |
| 13 |
| Përveç kësaj ruaje shërbëtorin tënd nga mëkatet e vullnetit, dhe bëj që ato të mos më sundojnë mua; atëherë unë do të jem i ndershëm dhe i pastër nga shkelje të mëdha. |
| 14 |
| U miratofshin para teje fjalët e gojës sime dhe përsiatjet e zemrës sime, o Zot, kështjella ime dhe shpëtimtari im. |
|
| Ruaj Shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/psalms/019.mp3
150
19