|
| 1 |
|
| Unë do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën time. |
|
| 2 |
|
| Shpirti im do të krenohet me Zotin; njerëzit e përulur do ta dëgjojnë dhe do të gëzohen. |
|
| 3 |
|
| Lartojeni Zotin bashkë me mua, dhe të lëvdojnë të gjithë emrin e tij. |
|
| 4 |
|
| Unë e kërkova Zotin, dhe ai m'u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia. |
|
| 5 |
|
| Ata e shikuan atë dhe u ndriçuan, dhe fytyrat e tyre nuk u turpëruan. |
|
| 6 |
|
| Ky i pikëlluar klithi dhe Zoti e plotësoi, e shpëtoi nga të gjitha fatkeqësitë e tij. |
|
| 7 |
|
| Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron. |
|
| 8 |
|
| Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai. |
|
| 9 |
|
| Kini frikë nga Zoti, ju shenjtorë të tij, sepse asgjë nuk u mungon atyre që kanë frikë prej tij. |
|
| 10 |
|
| Luanët e vegjël vuajnë nga mungesa e madhe dhe nga uria, por atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë. |
|
| 11 |
|
| Ejani, o bij, dëgjomëni; unë do t'ju mësoj frikën e Zotit. |
|
| 12 |
|
| Cili është ai njeri që dëshiron jetën dhe do ditë të gjata për të parë të mirën? |
|
| 13 |
|
| Mbaje gjuhën tënde larg së keqes dhe buzët e tua të mos thonë gënjeshtra. |
|
| 14 |
|
| Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, kërko paqen dhe siguroje. |
|
| 15 |
|
| Sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë të vëmendshëm të kapin britmën e tyre. |
|
| 16 |
|
| Fytyra e Zotit është kundër atyre që sillen keq, për të çrrënjosur kujtimin e tyre nga faqja e dheut. |
|
| 17 |
|
| Të drejtët bërtasin dhe Zoti i dëgjon dhe i çliron nga të gjitha fatkeqësitë e tyre. |
|
| 18 |
|
| Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar. |
|
| 19 |
|
| Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por Zoti e çliron nga të gjitha. |
|
| 20 |
|
| Ai i ruan tërë kockat e tij, dhe asnjë prej tyre nuk copëtohet. |
|
| 21 |
|
| Ligësia do të vrasë të keqin, dhe ata që urrejnë të drejtin do të shkatërrohen. |
|
| 22 |
|
| Zoti shpengon jetën e shërbëtorëve të tij, dhe asnjë nga ata që gjejnë strehë te ai nuk do të shkatërrohet. |
|
|
: |
| 1 | | 2 | | 3 | | 4 | | 5 | | 6 | | 7 | | 8 | | 9 | | 10 | | 11 | | 12 | | 13 | | 14 | | 15 | | 16 | | 17 | | 18 | | 19 | | 20 | | 21 | | 22 | 1
1
1 |
|
|---|
|
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/psalms/034.mp3
150
34