Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Kur thërras, përgjigjmu, o Perëndi i drejtësisë sime; kur isha në fatkeqësi, ti më ke ndihmuar; ki mëshirë për mua dhe plotësoje lutjen time. |
| 2 |
| Deri kur, o bij të njerëzve, do të fyhet rëndë lavdia ime? Deri kur do të jepeni pas kotësisë dhe do të shkoni pas gënjeshtrës? (Sela) |
| 3 |
| Por dijeni se Zoti ka zgjedhur një që është i shenjtë; Zoti do të më plotësojë dëshirën kur do t'i thërras atij. |
| 4 |
| Zemërohuni dhe mos mëkatoni; në shtratin tuaj mendohuni shumë në zemër tuaj dhe qëndroni në heshtje. (Sela) |
| 5 |
| Ofroni flijime drejtësie dhe kini besim te Zoti. |
| 6 |
| Shumë thonë: "Kush do të na tregojë të mirën?". O Zot, bëj që të shkëlqejë drita e fytyrës sate mbi ne. |
| 7 |
| Ti më ke shtënë në zemër më tepër gëzim nga sa ndjejnë ata, kur kanë grurë dhe musht me shumicë. |
| 8 |
| Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri. |
| Ruaj shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/psalms/004.mp3
150
4