Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Perëndia i plotfuqishëm, Zoti ka folur dhe ka thirrur në mbledhje gjithë dheun, nga lindja në perëndim. |
| 2 |
| Nga Sioni, përsosmëri e bukurisë, Perëndia shkëlqen. |
| 3 |
| Perëndia ynë do të vijë dhe nuk do të rijë në heshtje; do të paraprihet nga një zjarr shkatërrimtar dhe rreth tij do të ketë një furtunë të madhe. |
| 4 |
| Ai do të thërresë qiejtë nga lart dhe tokën për të gjykuar popullin e tij, |
| 5 |
| dhe do të thotë: "Mblidhni shenjtorët e mi, që kanë lidhur një besëlidhje me mua me anë të flijimit". |
| 6 |
| Dhe qiejtë do të shpallin drejtësinë e tij, sepse vetë Perëndia është gjykatësi. (Sela) |
| 7 |
| "Dëgjo, o populli im, dhe unë do të flas; dëgjo, o Izrael, dhe unë do të dëshmoj kundër teje. Unë jam Perëndia, Perëndia yt. |
| 8 |
| Nuk do të të qortoj për flijimet e tua as për olokaustet e tua që më rrijnë gjithnjë përpara. |
| 9 |
| Nuk do të marr asnjë dem nga shtëpia jote dhe asnjë cjap nga vathët e tua. |
| 10 |
| Të mia janë në fakt tërë kafshët e pyllit; imja është bagëtia që ndodhet me mijëra ndër male. |
| 11 |
| I njohim tërë zogjtë e maleve; dhe të gjitha ato që lëvizin në fushat janë të miat. |
| 12 |
| Po të kisha uri, nuk do ta thoja; sepse bota dhe sa ajo përmban janë të miat. |
| 13 |
| A ha unë vallë mish demi ose a pi gjak cjapi? |
| 14 |
| Dhuroji Perëndisë flijime lëvdimi dhe plotëso zotimet e tua që i ke bërë Shumë të Lartit. |
| 15 |
| Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh". |
| 16 |
| Por të pabesit Perëndia i thotë: "Çfarë të drejte ke ti të përmëndësh statutet e mia dhe të kesh mbi buzët e tua besëlidhjen time, |
| 17 |
| ti që e urren korrigjimin dhe i hedh pas kurrizit fjalët e mia? |
| 18 |
| Në rast se sheh një vjedhës, bashkohesh me të me gjithë qejf, dhe bëhesh shok i atyre që shkelin kurorën. |
| 19 |
| Ti gojën ia lë së keqes dhe gjuha jote kurdis mashtrime. |
| 20 |
| Ti ulesh, flet kundër vëllait tënd dhe shpif kundër birit të nënës sate. |
| 21 |
| Ti i ke bërë këto gjëra dhe unë kam heshtur; ti ke menduar që unë jam krejt i ngjashëm me ty. Por unë do të të përgjigjem dhe do të vë çdo gjë para syve të tu. |
| 22 |
| Tani kuptoni këtë gjë ju që harroni Perëndinë, që unë të mos ju bëjë copë-copë dhe askush të mos ju çlirojë dot. |
| 23 |
| Ai që ofron flijime lëvdimi më përlëvdon dhe atij që sillet drejt do t'i tregoj shpëtimin e Perëndisë". |
|
| Ruaj Shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/psalms/050.mp3
150
50