Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| O Perëndi, ti na ke prapsur, na ke shpërndarë, je zemëruar; tani na rivendos. |
| 2 |
| Ti ke bërë që të dridhet toka, e ke çarë; shëro thyerjet e saj, sepse ajo lëkundet. |
| 3 |
| Ti e ke ngarkuar popullin tënd me gjëra të rënda; na ke dhënë të pimë verë që të trullos. |
| 4 |
| Por tani u ke dhënë atyre që të kanë frikë një flamur, që ta ngrenë në favor të së vërtetës. (Sela) |
| 5 |
| Shpëto me dorën tënde të djathtë dhe përgjigjmu, me qëllim që ata që ti i do të çlirohen. |
| 6 |
| Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do të ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit. |
| 7 |
| Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjëvënësi im; |
| 8 |
| Moabi është legeni në të cilin lahem; mbi Edomin do të hedh sandalin tim; mbi Filistejtë do të ngre britma fitoreje". |
| 9 |
| Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom? |
| 10 |
| A nuk do të jesh pikërisht ti, o Perëndi, që na ke prapsur? Nuk do të dalësh më, o Perëndi, me ushtritë tona? |
| 11 |
| Na ndihmo kundër armikut, sepse është e kotë ndihma e njeriut. |
| 12 |
| Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe ai do të shkelë armiqtë tanë. |
|
| Ruaj Shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/psalms/060.mp3
150
60