Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Dëgjo zërin tim, o Perëndi, në vajtimin që të drejtoj ty; ruaje jetën time nga tmerri i armikut. |
| 2 |
| Më fshih nga dredhitë e njerëzve të këqij dhe nga turma zhurmëmadhe e atyre që kryejnë paudhësi. |
| 3 |
| Këta e mprehin gjuhën e tyre si një shpatë, dhe në vend të shigjetave lëshojnë fjalë të hidhura |
| 4 |
| për të goditur fshehurazi të pafajmin; e godasin papritur pa asnjë frikë. |
| 5 |
| I japin zemër njeri tjetrit në veprime të liga; flasin si të na vënë kurthe dhe thonë: "Kush ka për t'i parë?". |
| 6 |
| Kurdisin gjëra të këqija dhe thonë: "Kemi përgatitur një plan të përsosur". Mendimet e fshehura dhe zemra e njeriut janë të panjohëshme. |
| 7 |
| Por Perëndia do të hedhë kundër tyre shigjetat e tij dhe ata do të rrëzohen papritur. |
| 8 |
| Ata do të bien dhe e keqja që kanë bërë gjuhët e tyre do të bjerë mbi ta; kushdo që ka për t'i parë do të tundë kokën. |
| 9 |
| Atëherë tërë njerëzit do të kenë frikë dhe do të tregojnë veprën e Perëndisë, dhe do të njohin atë që ai ka bërë. |
| 10 |
| I drejti do të gëzohet tek Zoti dhe do të kërkojë strehë tek ai, dhe të gjihë të drejtët nga zemra do të përlëvdohen. |
| Ruaj shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/psalms/064.mp3
150
64