Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Ty, o Perëndi, të përket lëvdimi në Sion; dhe do të kryhen zotimet para teje. |
| 2 |
| Te ti, që plotëson lutjen, do të vijë çdo krijesë. |
| 3 |
| Mëkatet më kishin mundur, por ti siguron faljen për shkeljet tona. |
| 4 |
| Lum ai njeri që ti e zgjedh dhe e afron pranë vetes, që të banojë në oborret e tua; ne do të ngopemi me të mirat e shtëpisë sate, me gjërat e shenjta të tempullit tënd. |
| 5 |
| Në drejtësinë tënde, ti na përgjigjesh me vepra të tmerrshme, o Perëndia i shpëtimit tonë, ti që je shpresa e skajeve të tokës dhe e deteve të largëta. |
| 6 |
| Me fuqinë tënde i ke bërë malet të patundshëm dhe i ke ngjeshur me forcë. |
| 7 |
| Ti qetëson zhurmën e deteve, zhurmën e valëve të tyre dhe trazirën e popujve. |
| 8 |
| Dhe ata që banojnë në skajet e tokës kanë frikë nga mrekullitë e tua; ti bën që të shpërthejnë britma gëzimi nga lindja dhe nga perëndimi. |
| 9 |
| Ti e viziton tokën dhe bën që ajo të prodhojë më tepër, e pasuron në një masë të madhe; lumi i Perëndisë është plot ujë; ti u siguron njerëzve grurin e tyre, mbasi e ke përgatitur tokën. |
| 10 |
| Ti i mbush me ujë brazdat e saj, sheshon plisat, e zbut me shirat dhe bekon filizat. |
| 11 |
| Ti e kurorëzon motin me bujarinë tënde të madhe dhe gjurmët e tua dallohen me bollëkun e të mirave. |
| 12 |
| Kullotat e shkretëtirës janë plot me ujë, dhe kodrinat janë mbuluar me gëzim. |
| 13 |
| Kullotat mbulohen me kope dhe luginat mbulohen me grurë; ato lëshojnë britma gëzimi dhe këndojnë. |
| Ruaj shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/psalms/065.mp3
150
65