|
| 1 |
|
| Lëshoni klithma gëzimi Perëndisë, ju të gjithë banorë të tokës; |
|
| 2 |
|
| i këndoni himne lavdisë së emrit të tij; bëjeni zulmëmadh lëvdimin e tij. |
|
| 3 |
|
| I thoni Perëndisë: "Sa të tmerrshme janë veprat e tua! Për shkak të madhështisë së fuqisë sate armiqtë e tu do të të nënshtrohen ty. |
|
| 4 |
|
| Tërë toka do të të adhurojë dhe do të këndojë për ty, do të këndojë lëvdimet e emrit tënd. (Sela) |
|
| 5 |
|
| Ejani dhe admironi atë që Perëndia ka bërë; ai është i tmerrshëm në veprat tij për bijtë e njerëzve. |
|
| 6 |
|
| Ai e ndryshoi detin në tokë të thatë; populli i tij e kaloi lumin me këmbë të thata; le të gëzohemi, pra, bashkë me të. |
|
| 7 |
|
| Me fuqinë e tij ai mbretëron në përjetësi; sytë e tij këqyrin kombet. Mos lejoni që rebelët të ngrenë krye. (Sela) |
|
| 8 |
|
| Ju o popuj, bekoni Perëndinë tonë; dhe shpallni me zë të lartë lëvdimin e tij. |
|
| 9 |
|
| Ai na mban gjallë dhe nuk lejon që këmbët tona të pengohen. |
|
| 10 |
|
| Sepse ti na ke vënë në provë, o Perëndi, na ke pastruar ashtu si pastrohet argjendi. |
|
| 11 |
|
| Na ke bërë të biem në rrjetë, ke vënë një barrë të rëndë mbi kurrizet tona. |
|
| 12 |
|
| Ke bërë që njerëzit të ecin me kalë mbi kokën tonë; kemi kaluar nëpër zjarr dhe nëpër ujë, por ti na ke nxjerrë jashtë në një vend të freskët. |
|
| 13 |
|
| Unë do të hyj në shtëpinë tënde me olokauste; do të plotësoj zotimet e mia, |
|
| 14 |
|
| që buzët e mia kanë formuluar dhe që goja ime ka shqiptuar kur kaloja fatkeqësi. |
|
| 15 |
|
| Do të të ofroj olokauste kafshësh të majme, me erën e këndshme të deshve; do të flijoj qe dhe cjep. (Sela) |
|
| 16 |
|
| Ejani dhe dëgjoni, ju të gjithë që i trëmbeni Perëndisë, dhe unë do t'ju tregoj atë që ai bëri për shpirtin tim. |
|
| 17 |
|
| I thirra atij me gojën time dhe e përlëvdova me gjuhën time. |
|
| 18 |
|
| Po të kisha ruajtur të keqen në zemrën time, Zoti nuk do të më kishte dëgjuar. |
|
| 19 |
|
| Por Perëndia më dëgjoi dhe i kushtoi kujdes zërit të lutjes sime. |
|
| 20 |
|
| Qoftë i bekuar Perëndia, që nuk e hodhi poshtë lutjen time dhe nuk më mohoi mirësinë e tij. |
|
|
: |
| 1 | | 2 | | 3 | | 4 | | 5 | | 6 | | 7 | | 8 | | 9 | | 10 | | 11 | | 12 | | 13 | | 14 | | 15 | | 16 | | 17 | | 18 | | 19 | | 20 | 1
1
1 |
|
|---|
|
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/psalms/066.mp3
150
66