Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Perëndia pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë; Perëndia e bëftë fytyrën e tij të shkëlqejë mbi ne, (Sela) |
| 2 |
| me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve. |
| 3 |
| Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë. |
| 4 |
| Kombet do të gëzohen dhe do të ngazëllojnë, sepse ti do t'i gjykosh drejt popujt dhe do t'i udhëheqësh kombet mbi tokë. (Sela) |
| 5 |
| Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt. |
| 6 |
| Toka do të prodhojë frytin e vet; Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë. |
| 7 |
| Perëndia do të na bekojë dhe tërë skajet e tokës do ta kenë frikë. |
| Ruaj shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/psalms/067.mp3
150
67