|
| 1 |
|
| O Zot, Perëndia im, po kërkoj strehim te ti; shpëtomë nga tërë ata që më përndjekin dhe çliromë, |
|
| 2 |
|
| që armiku të mos e shqyejë shpirtin tim si një luan, duke copëtuar pa mundur njeri të më çlirojë. |
|
| 3 |
|
| O Zot, Perëndia im, në rast se e kam bërë këtë, në qoftë se ka ligësi në duart e mia, |
|
| 4 |
|
| në rast se së mirës i jam përgjigjur me të keqen atij që jetonte në paqe me mua, ose në rast se e kam zhveshur armikun tim pa arësye, |
|
| 5 |
|
| le të më përndjekë armiku dhe të më arrijë, le ta marrë nëpër këmbë jetën time dhe ta zvarritë në pluhur lavdinë time. (Sela) |
|
| 6 |
|
| Çohu, o Zot, në zemërimin tënd; çohu kundër tërbimit të armiqve të mi dhe në favorin tim; ti ke vendosur gjykimin. |
|
| 7 |
|
| Kuvendi i popujve do të të rrethojë; kthehu mbi të në një vend të ngritur. |
|
| 8 |
|
| Zoti do të gjykojë popujt; gjykomë, o Zot, sipas drejtësisë sime dhe ndershmërisë sime. |
|
| 9 |
|
| Jepi fund ligësisë së njerëzve të këqij, por vendos njeriun e drejtë, sepse ti je Perëndia i drejtë, që provon zemrat dhe mendjet. |
|
| 10 |
|
| Mburoja ime është te Perëndia, që shpëton ata që janë të drejtë nga zemra. |
|
| 11 |
|
| Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet çdo ditë me keqbërësit. |
|
| 12 |
|
| Në qoftë se keqbërësi nuk ndryshon, ai do të mprehë shpatën e tij; e ka shtrirë harkun e tij dhe e ka përgatitur. |
|
| 13 |
|
| Ai ka përgatitur kundër tij armë vdekjeprurëse, i mban gati shigjetat e tij të zjarrta. |
|
| 14 |
|
| Ja, keqbërësi lind padrejtësinë; ai ka konceptuar ligësinë dhe ka për të pjellë mashtrimin. |
|
| 15 |
|
| Ai gërmon një gropë dhe e bën të thellë, por bie vetë në gropën që ka bërë. |
|
| 16 |
|
| Ligësia e tij do të kthehet mbi kryet e vet dhe dhuna e tij do të bjerë mbi çafkën e kokës. |
|
| 17 |
|
| Unë do ta falenderoj Zotin për drejtësinë e tij, dhe do të këndoj lëvdime në emër të Zotit, Shumë të Lartit. |
|
|
|
|