Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| O Perëndi, nxito të më çlirosh. O Zot, nxito të më ndihmosh. |
| 2 |
| U turpërofshin dhe u hutofshin ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe u mbulofshin me turp ata që kërkojnë të keqen time. |
| 3 |
| Kthefshin kurrizin për shkak të turpit të tyre ata që thonë: "Ah, ah!". |
| 4 |
| U gëzofshin dhe ngazëllofshin te ti të gjithë ata që të kërkojnë, dhe ata që duan shpëtimin tënd thënçin vazhdimisht: "U përlëvdoftë Perëndia!". |
| 5 |
| Por unë jam i varfër dhe nevojtar; o Perëndi, nxito të më vish në ndihmë; ti je ndihma ime dhe çlirimtari im; o Zot, mos vono. |
| Ruaj Shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/psalms/070.mp3
150
70