|
| 1 |
|
| O Perëndi, pse na ke hedhur poshtë për gjithnjë? Pse vlon zemërimi yt kundër kopesë së kullotës sate? |
|
| 2 |
|
| Kujto popullin tënd, që dikur e more, që ti e shpengove që të ishte fisi i trashëgimisë sate, të këtij mali të Sionit, mbi të cilin ke banuar. |
|
| 3 |
|
| Drejto hapat e tua në këto rrënoja të pandreqshme; armiku i ka prishur të gjitha në shenjtërore. |
|
| 4 |
|
| Armiqtë e tu vrumbullojnë në vendin e kuvendeve të tua; kanë vënë aty shenjat e tyre si flamuj. |
|
| 5 |
|
| Dukej sikur godisnin me sëpata në pjesën e dëndur të një pylli. |
|
| 6 |
|
| Dhe tani me sqeparë dhe çekane po prishin tërë skulpturat e tij. |
|
| 7 |
|
| I kanë vënë zjarrin shenjtërores sate; kanë përdhosur banesën që mban emrin tënd, duke e hedhur poshtë. |
|
| 8 |
|
| Kanë thënë në zemër të tyre: "T'i shkatërrojmë të gjithë"; kanë djegur tërë qendrat e kuvendeve të shenjta në vend. |
|
| 9 |
|
| Ne nuk i shohim më shenjat tona; nuk ka më profet dhe midis nesh nuk ka asnjë që të dijë deri kur. |
|
| 10 |
|
| Deri kur, o Perëndi, kundërshtari do të fyejë? Armiku vallë, do ta përçmojë emrin tënd përjetë? |
|
| 11 |
|
| Pse e tërheq dorën tënde, pikërisht të djathtën? Nxirre nga gjiri yt dhe shkatërroji. |
|
| 12 |
|
| Por Perëndia është mbreti im qysh prej kohëve të lashta; ai sjell shpëtimin mbi tokë. |
|
| 13 |
|
| Me forcën tënde ndave detin dhe shtype kokën e përbindëshve të detit në ujërat. |
|
| 14 |
|
| Copëtove kokat e Levitanëve dhe ia dhe për të ngrënë popullit të shkretëtirës. |
|
| 15 |
|
| Bëre që të dalin burime dhe përrenj dhe thave lumenj të përhershëm. |
|
| 16 |
|
| Jotja është dita, jotja është edhe nata; ti ke vendosur dritën dhe diellin. |
|
| 17 |
|
| Ti ke caktuar tërë kufijtë e tokës dhe ke bërë verën dhe dimrin. |
|
| 18 |
|
| Mbaje mend këtë, o Zot, që armiku të ka fyer dhe që një popull i pamend ka përbuzur emrin tënd. |
|
| 19 |
|
| Mos ia braktis bishave jetën e turtulleshës sate; mos harro përjetë jetën e të përvuajturve të tu. |
|
| 20 |
|
| Respekto besëlidhjen, sepse vendet e errëta të tokës janë plot me strofka dhune. |
|
| 21 |
|
| Mos lejo që i shtypuri të kthehet i turpëruar; bëj që i përvuajturi dhe nevojtari të lëvdojnë emrin tënd. |
|
| 22 |
|
| Çohu o Perëndi, mbro kauzën tënde! Mos harro që i pamendi të fyen tërë ditën. |
|
| 23 |
|
| Mos harro britmën e armiqve të tu; zhurma e tyre që ngrihen kundër teje ngjitet vazhdimisht në qiell. |
|
|
|
|