|
| 1 |
|
| Zëri im lartohet te Perëndia dhe unë bërtas; zëri im lartohet te Perëndia dhe ai ka për të më dëgjuar. |
|
| 2 |
|
| Ditën e fatkeqësisë sime kërkova Zotin; gjatë natës dora ime mbeti e nderur pa u lodhur dhe shpirti im nuk pranoi të ngushëllohet. |
|
| 3 |
|
| Më kujtohet Perëndia dhe rrënkoj; vajtoj dhe fryma ime dobësohet. (Sela) |
|
| 4 |
|
| Ti m'i mban të hapura qepallat; jam aq i turbulluar sa nuk mund të flas. |
|
| 5 |
|
| Sjell ndërmënd përsëri ditët e lashta, vitet e kohëve të shkuara. |
|
| 6 |
|
| Gjatë natës më kthehet në mendje kënga ime, mendoj thellë në zemrën time dhe fryma ime bën kërkime. |
|
| 7 |
|
| A do të më hedhë poshtë për gjithnjë Zoti? E nuk do të më pëlqejë më kurrë? |
|
| 8 |
|
| Dhe mirësia e tij ka marrë fund për gjithnjë dhe falja e tij ka munguar për brezat e ardhshme? |
|
| 9 |
|
| Vallë Perëndia e ka harruar mëshirën dhe në zemërimin e tij u ka dhënë fund dhembshurive të tij? (Sela) |
|
| 10 |
|
| Unë kam thënë: "Shkaku i hidhërimit tim është se dora e djathtë e Shumë të Lartit ka ndryshuar". |
|
| 11 |
|
| Do t'i kujtoj veprat e Zotit; po, do të kujtoj mrekullitë e tua të kohëve të kaluara, |
|
| 12 |
|
| do të mendohem thellë për gjithë veprat e tua dhe do të kem parasysh bëmat e tua. |
|
| 13 |
|
| O Perëndi, jeta jote është e shenjtë; cili Perëndi është i madh si Perëndia? |
|
| 14 |
|
| Ti je Perëndia që kryen mrekulli; ti ke bërë të njihet forca jote midis popujve. |
|
| 15 |
|
| Me krahun tënd ke shpenguar popullin tënd, bijtë e Jakobit dhe të Jozefit. (Sela) |
|
| 16 |
|
| Ujërat të panë, o Perëndi, ujërat të panë dhe u trëmbën; edhe humnerat u drithtuan. |
|
| 17 |
|
| Retë derdhën përmbytje uji, qiejtë gjëmuan dhe shigjetat e tua vepruan. |
|
| 18 |
|
| Gjëmimi i bubullimës sate ishte në vorbullën, vetëtimat ndriçuan botën dhe toka u tund dhe u drodh. |
|
| 19 |
|
| Ti e hape rrugën tënde në mes të detit, shtegun tënd në mes të ujërave të mëdha, dhe gjurmët e tua nuk u njohën. |
|
| 20 |
|
| Ti e udhëheq popullin tënd si një kope me dorën e Moisiut dhe të Aaronit. |
|
|
|
|