Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Dëgjo, o bari i Izraelit, që udhëheq Jozefin si një kope; ti që rrin mbi Kerubinët, shkëlqe në lavdinë tënde. |
| 2 |
| Rizgjoje fuqinë tënde përpara Efraimit, Beniaminit dhe Manasit, dhe eja të na çlirosh. |
| 3 |
| O Perëndi, na përtëri fuqitë, bëje fytyrën tënde të shkëlqejë dhe ne do të shpëtojmë. |
| 4 |
| O Zot, Perëndi i ushtrive, deri kur do të jesh i zemëruar kundër lutjes së popullit tënd? |
| 5 |
| Ti u ke dhënë për të ngrënë bukë të njomur me lot, dhe u ke dhënë për të pirë lot me shumicë. |
| 6 |
| Ti na ke bërë objekt mosmarëveshjeje për fqinjët tanë, dhe armiqtë tanë qeshin njeri me tjetrin. |
| 7 |
| O Perëndi i ushtrive, na përtëri forcat tona; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë përsëri dhe do të shpëtojmë. |
| 8 |
| Ti çove jashtë Egjiptit një hardhi; i dëbove kombet dhe e mbolle. |
| 9 |
| Ti e pastrove dheun para saj dhe ajo lëshoi rrënjë dhe e mbushi dheun. |
| 10 |
| Malet u mbuluan nga hija e saj dhe kedrat e Perëndisë me degët e saj. |
| 11 |
| I zgjati degët e saj deri në det dhe llastarët deri te lumi. |
| 12 |
| Pse i prishe gjerdhet e saj dhe kështu tërë kalimtarët kanë mundësi të korrin frytet e saj? |
| 13 |
| Derri i egër i pyllit e shkreton dhe egërsirat e fushës kullotin aty. |
| 14 |
| O Perëndi i ushtrive, të lutemi kthehu; shiko nga qielli, vështro dhe vizito këtë vresht |
| 15 |
| dhe drurët që mbolli e djathta jote dhe filizin që e ke forcuar për ty. |
| 16 |
| Ajo u dogj nga zjarri dhe është prerë; ata vdesin para kërcënimit të fytyrës sate. |
| 17 |
| Dora jote qoftë mbi njeriun e të djathtë tënde, mbi njeriun që ti e ke bërë të fortë për ty. |
| 18 |
| Kështu ne nuk do të largohemi më prej teje. Na ngjall dhe ne do të kërkojmë emrin tënd. |
| 19 |
| O Zot, Perëndia i ushtrive, na përtëri; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë dhe do të shpëtojmë. |
| Ruaj shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/psalms/080.mp3
150
80