Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Perëndia rri në kuvendin e Perëndisë, ai gjykon në mes të perëndive. |
| 2 |
| Deri kur do të gjykoni padrejtësisht dhe do të mbani anët e të pabesëve? (Sela) |
| 3 |
| Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfërit. |
| 4 |
| Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit. |
| 5 |
| Ata nuk dinë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë, dhe ecin në terr; të gjitha themelet e tokës po luajnë. |
| 6 |
| Unë kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit. |
| 7 |
| Megjithatë ju do të vdisni si njerëzit e tjerë dhe do të bini si çdo i fuqishëm tjetër". |
| 8 |
| Çohu, o Perëndi, gjyko tokën, sepse ti do të trashëgosh tërë kombet. |
| Ruaj shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/psalms/082.mp3
150
82