Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Ai i vuri themelet e tij mbi malet e shenjta. |
| 2 |
| Zoti i do portat e Sionit më tepër se të gjitha banesat e Jakobit. |
| 3 |
| Gjëra të lavdishme thuhen për ty, o qytet i Perëndisë. (Sela) |
| 4 |
| Do të përmend Egjiptin dhe Babiloninë ndër ata që më njohin. Ja Filistia dhe Tiro, së bashku me Etiopinë: "Ky ka lindur atje". |
| 5 |
| Dhe do të thuhet për Sionin: "Ky dhe ai kanë lindur tek ai; dhe vetë Shumë i Larti do ta bëjë të qëndrueshëm". |
| 6 |
| Zoti duke shqyrtuar popujt, do të regjistrojë: "Ky ka lindur atje". (Sela) |
| 7 |
| Dhe këngëtarët dhe ata që u bien veglave do të thonë: "Të gjitha burimet e mia të jetës dhe të gëzimit janë te ti". |
| Ruaj shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/psalms/087.mp3
150
87