|
| 1 |
|
| Unë do të të kremtoj, o Zot, me gjithë zemër, do të tregoj tërë mrekullitë e tua. |
|
| 2 |
|
| Unë do të gëzohem dhe do të kënaqem me ty; do t'i këndoj lëvdime në emrin tënd, o Shumë i Larti. |
|
| 3 |
|
| Sepse armiqtë e mi tërhiqen, bien dhe vdesin para teje. |
|
| 4 |
|
| Ti në fakt ke përkrahur ndershmërinë time dhe çështjen time; je ulur mbi fronin si një gjyqtar i drejtë. |
|
| 5 |
|
| Ke qortuar kombet, ke shkatërruar të pabesin, ke fshirë emrat e tyre për gjithnjë. |
|
| 6 |
|
| Armiku është zhdukur, i kapur nga një pikëllim i përjetshëm! Dhe qyteteve që ti ke shkatërruar i është zhdukur edhe kujtimi. |
|
| 7 |
|
| Por Zoti mbetet përjetë; ai ka vendosur fronin e tij për të gjykuar. |
|
| 8 |
|
| Ai do ta gjykojë botën me drejtësi, do t'i gjykojë popujt me paanësi. |
|
| 9 |
|
| Zoti do të jetë strehim i papushtueshëm për të shtypurin, një strehim i papushtueshëm në kohë ngushtice. |
|
| 10 |
|
| Dhe ata që e njohin emrin tënd do të kenë besim te ti, sepse ti, o Zot, nuk i braktis ata që të kërkojnë. |
|
| 11 |
|
| Këndojini lavde Zotit që banon në Sion; u njoftoni popujve veprat e tij. |
|
| 12 |
|
| Sepse ai që kërkon arësyen e gjakut i mban mënd ata; ai nuk e harron britmën e të pikëlluarve. |
|
| 13 |
|
| Ki mëshirë për mua, o Zot, ti që më ke rilartuar nga portat e vdekjes, shiko pikëllimin që më shkaktojnë ata që më urrejnë, |
|
| 14 |
|
| me qëllim që unë të kem mundësi të tregoj të gjitha lavdet e tua dhe në portat e bijës së Sionit të mund të kremtoj për çlirimin tënd. |
|
| 15 |
|
| Kombet janë zhytur në gropën që kishin hapur; këmba e tyre është kapur në rrjetën që kishin fshehur. |
|
| 16 |
|
| Zoti u bë i njohur me anë të gjykimit që ka dhënë; i pabesi u kap në lakun e veprës së duarve të tij. (Interlud. Sela) |
|
| 17 |
|
| Të pabesët do të zbresin në Sheol; po, të gjitha kombet që harrojnë Perëndinë. |
|
| 18 |
|
| Sepse nevojtari nuk do të harrohet përjetë; shpresa e të shtypurve nuk do të zhduket përjetë. |
|
| 19 |
|
| Çohu, o Zot, mos lejo që vdekatari të ketë epërsi; kombet të gjykohen para teje. |
|
| 20 |
|
| O Zot, kallu frikën; bëj që kombet të pranojnë se janë vetëm vdekatarë. (Sela) |
|
|
|
|