Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Éshtë bukur të kremtosh Zotin, dhe të këndosh lavdet në emrin tënd, o Shumë i Larti; |
| 2 |
| të shpallësh në mëngjes mirësinë tënde dhe çdo natë besnikërinë tënde, |
| 3 |
| me një harp me dhjetë tela, me lirën dhe me melodinë e qestes. |
| 4 |
| Duke qenë se ti më ke gëzuar me atë që ke bërë, unë ngazëllohem për veprat e duarve të tua. |
| 5 |
| Sa të mëdha janë veprat e tua, o Zot, sa të thella janë mendimet e tua! |
| 6 |
| Njeriu pa mend nuk i njeh dhe budallai nuk kupton këtë: |
| 7 |
| që të pabesët mbijnë si bari, dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi lulëzojnë për t'u shkatërruar përjetë. |
| 8 |
| Por ti, o Zot, mbetesh i Shkëlqyeri përjetë. |
| 9 |
| Sepse ja, armiqtë e tu, o Zot, sepse ja armiqtë e tu do të vdesin dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi do të shpërndahen. |
| 10 |
| Por ti më ke dhënë forcë të barabartë me atë të buallit, ti me ke vajosur me vaj të freskët. |
| 11 |
| Dhe sytë e mi kanë për të parë disfatën e armiqve të mi dhe veshët e mi kanë për të dëgjuar disfatën e njerëzve të këqij që ngrihen kundër meje. |
| 12 |
| I drejti do të lulëzojë si palma, do të rritet si kedri i Libanit. |
| 13 |
| Ata që janë mbjellë në shtëpinë e Zotit do të lulëzojnë në kopshtet e Perëndisë tonë. |
| 14 |
| Do të japin fryte edhe në pleqëri, do të jenë të lulëzuar dhe të blertë, |
| 15 |
| për të shpallur që Zoti është i drejtë; ai është Kështjella ime dhe nuk ka asnjë padrejtësi tek ai. |
| Ruaj shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/psalms/092.mp3
150
92