Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Këndojini Zotit një himn të ri sepse ka bërë mrekulli; dora e tij e djathtë dhe krahu i tij i shenjtë i kanë siguruar shpëtimin. |
| 2 |
| Zoti ka bërë të njohur shpëtimin e tij dhe ka shprehur drejtësinë e tij përpara kombeve. |
| 3 |
| Ai ka mbajtur mend mirësinë e tij dhe besnikërinë e tij për shtëpinë e Izraelit; të tëra skajet e tokës kanë parë shpëtimin e Perëndisë tonë. |
| 4 |
| Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde. |
| 5 |
| Këndojini lavde Zotit me qeste, me qesten dhe me zërin e këngës. |
| 6 |
| Dërgoni britma gëzimi me boritë dhe me zërin e bririt përpara Zotit, Mbretit. |
| 7 |
| Le të zhurmojë deti dhe gjithçka ndodhet në të, bota dhe banorët e saj. |
| 8 |
| Lumenjtë le të rrahin duart dhe malet le të ngazëllohen tok nga gëzimi përpara Zotit, |
| 9 |
| sepse ai vjen të gjykojë tokën; ai do të gjykojë botën me drejtësi dhe popujt me paanësi. |
| Ruaj shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/psalms/098.mp3
150
98