Unë do ta ngurtësoj zemrën e faraonit dhe ai do t'i ndjekë, që unë të lavdërohem duke shtypur faraonin e tërë ushtrinë e tij. Kështu, egjiptianët do ta dinë se unë jam Zoti ». Izraelitët vepruan ashtu.
Kur i treguan mbretit të Egjiptit se populli kishte ikur, ai bashkë me shërbëtorët e tij ndërruan mendje për izraelitët e thanë: «Çfarë bëmë kështu? Si i lamë të lirë?».
Unë po ngurtësoj zemrat e egjiptianëve dhe ata do t'ju ndjekin pas. Kështu, do të lavdërohem duke shtypur faraonin e tërë ushtrinë e tij, karrocat e kalorësit e tij.
Ai qëndroi mes ushtrisë së Egjiptit dhe asaj të Izraelit. Reja i mbante në errësirë egjiptianët, ndërsa izraelitëve u bënte dritë, që askush të mos i afrohej njëri-tjetrit gjatë tërë natës.
Atëherë Moisiu shtriu dorën mbi det dhe Zoti, gjatë tërë natës, e zmbrapsi detin me një erë të fortë nga lindja. Zoti e ktheu detin në tokë të thatë dhe ujërat u ndanë.
Ua pengoi rrotat e karrocave, saqë mezi lëviznin. Atëherë ata thanë: «T'ia mbathim prej izraelitëve, sepse Zoti po lufton për ta kundër egjiptianëve!».
Moisiu e shtriu dorën mbi det dhe në agim deti u kthye si më parë. Egjiptianët ua mbathën kur panë se deti po vërshonte drejt tyre, por Zoti i plandosi mu në mes të detit.
izraelitët e kuptuan me ç'forcë të madhe kishte vepruar Zoti kundër Egjiptit. Atëherë populli e druajti Zotin dhe besoi në të dhe në Moisiun, shërbëtorin e tij.