Tërë bashkësia e Izraelit u çua nga shkretëtira e Sinit dhe udhëtoi nga një vend në tjetrin, sipas urdhrit të Zotit. Pastaj fushoi në Refidim, por populli nuk kishte ujë për të pirë.
Popullin e kishte zënë etja, prandaj murmuriti kundër Moisiut e tha: «Përse na nxore nga Egjipti? Për të na mbytur nga etja ne, fëmijët dhe bagëtitë tona?».
Por Moisiut iu lodhën duart. Atëherë ata morën një gur dhe ia vunë që Moisiu të ulej mbi të. Ndërkaq Aroni dhe Huri ia mbanin duart lart, njëri nga njëra anë e tjetri nga ana tjetër. Kështu, duart e Moisiut qëndruan lart deri në perëndim të diellit.