lidhua brezin, si Aronit, edhe bijve të tij, e vërua kësulëzat. Priftëria do të jetë e tyrja. Ky është rregull i përhershëm. Shuguro Aronin e bijtë e tij.
There, merr gjakun dhe lyej bulën e veshit të djathtë të Aronit e të bijve të tij, gishtin e madh të dorës së djathtë dhe gishtin e madh të këmbës së djathtë. Me pjesën tjetër të gjakut spërkat rreth e qark altarin.
Pastaj merr nga gjaku në altar e nga vaji për vajosje dhe stërpik Aronin e rrobat e tij bashkë me të bijtë e rrobat e tyre. Kështu, ai dhe rrobat e tij bashkë me të bijtë dhe rrobat e tyre, do të shenjtërohen.
Merre dhjamin e dashit, bishtin e dhjamosur, dhjamin e të përbrendshmeve, rizën e mëlçisë, dy veshkat me gjithë dhjamë dhe kofshën e djathtë, sepse ky është dash për shugurim.
Shenjtëroji pjesët e dashit të shugurimit që i përkasin Aronit e bijve të tij, gjoksin që kushtohet si fli lartësimi dhe kofshën që kushtohet duke u ngritur lart.
Këto pjesë do t'i përkasin përherë Aronit e bijve të tij, sepse janë fli lartësimi. Pjesët do të merren prej flijimeve të paqtimit të izraelitëve si dhuratë kushtuar Zotit.
Prej tyre do të hanë vetëm ata për të cilët është bërë flija e shlyerjes së mëkatit për vajosje dhe shugurim. Askush tjetër nuk do të hajë prej tyre, sepse ato janë të shenjta.
Për shtatë ditë kushto fli për shlyerjen e mëkatit të altarit që ta shenjtërosh. Kështu, altari do të bëhet tejet i shenjtë dhe kushdo që e prek do të shenjtërohet.
Qengjin e dytë kushtoje në mbrëmje e bashkë me të kushto të njëjta fli drithi e stërpikjeje si ato të mëngjesit, që të jetë një fli erëkëndshme zjarri për Zotin.
Kjo do të jetë një fli shkrumbimi e përhershme, brez pas brezi, që kushtohet te hyrja e tendës së takimit, në prani të Zotit, atje ku unë do të të takoj për të folur me ty.