Kam caktuar gjithashtu Oholiabin, birin e Ahisamakut, prej fisit të Danit, që ta ndihmojë. Të gjithë mjeshtrave u kam dhënë urtinë për të bërë gjithçka që të urdhërova:
«Thuaju izraelitëve: “Tregoni kujdes që të mbani të shtunën time, sepse ajo është shenjë mes meje dhe jush, brez pas brezi, që ta dini se unë, Zoti, ju shenjtëroj.
Gjashtë ditë do të punohet, por dita e shtatë do të jetë e shtunë, një pushim i shenjtë për nder të Zotit. Kush bën punë të shtunën, të dënohet me vdekje.