Atëherë faraoni thirri Moisiun e Aronin e u tha: «Lutjuni Zotit, që t'i largojë bretkosat prej meje e prej popullit tim dhe unë do ta lë popullin të shkojë e t'i kushtojë fli Zotit ».
Moisiu iu përgjigj: «Kur dashka madhëria juaj që të lutem për të e për shërbëtorët e popullin e tij, që bretkosat të zhduken prej shtëpive tuaja e të rrinë vetëm në lumë?».
Kështu bënë. Aroni ngriti shkopin dhe goditi dheun e tokës. Atëherë mushkonjat mbuluan njerëz e kafshë. Tërë dheu u shndërrua në mushkonja në mbarë tokën e Egjiptit.
Zoti i tha Moisiut: «Ngrihu herët në mëngjes, dil para faraonit e, kur ai të shkojë drejt lumit, thuaji: “Kështu thotë Zoti: lëre popullin tim të shkojë të më shërbejë!
Nëse nuk e lë popullin tim, do të dërgoj një mori mizash kundër teje, kundër shërbëtorëve të tu, kundër popullit tënd dhe kundër shtëpive të tua. Shtëpitë e egjiptianëve dhe vendi do të mbushen me to.
Dhe kështu bëri Zoti. Një mori e madhe mizash mbuloi shtëpinë e faraonit dhe shtëpinë e shërbëtorëve të tij. Anekënd Egjiptit toka u shkretua prej tyre.
Moisiu iu përgjigj: «E pamundur! Flija që do t'i kushtojmë Zotit, Perëndisë tonë, është e neveritshme për egjiptianët. Nëse kushtojmë flijime të tilla, ata do të na vrasin me gurë,
Atëherë faraoni tha: «Nëse nuk shkoni tepër larg, do t'ju lë të shkoni në shkretëtirë, që t'i kushtoni fli Zotit, Perëndisë tuaj. Lutuni edhe për mua!».
Moisiu i tha: «Ja, sapo të largohem prej teje, do t'i lutem Zotit, që nesër moria e mizave të largohet prej faraonit, prej shërbëtorëve të tij dhe prej popullit të tij. Veçse faraoni të mos tallet sërish duke mos e lënë popullin të shkojë t'i kushtojë fli Zotit ».
Zoti bëri siç i kërkoi Moisiu. Moria e mizave u largua nga faraoni, nga shërbëtorët e tij dhe nga populli i tij. Në atë vend nuk mbeti as edhe një mizë.