|
| 1 |
|
| Biri im, në rast se pranon fjalët e mia dhe i quan thesar urdhërimet e mia, |
|
| 2 |
|
| duke i vënë veshin diturisë dhe duke e prirur zemrën ndaj arsyes; |
|
| 3 |
|
| po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim, |
|
| 4 |
|
| në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur, |
|
| 5 |
|
| atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë. |
|
| 6 |
|
| Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja. |
|
| 7 |
|
| Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri |
|
| 8 |
|
| për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shenjtorëve të tij. |
|
| 9 |
|
| Atëherë do të kuptosh drejtësinë, barazinë, ndershmërinë dhe tërë rrugët e së mirës. |
|
| 10 |
|
| Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd, |
|
| 11 |
|
| të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë, |
|
| 12 |
|
| për të të çliruar nga rruga e keqe, nga njerëzit që flasin për gjëra të këqija, |
|
| 13 |
|
| nga ata që braktisin shtigjet e ndershmërisë për të ecur në rrugët e territ, |
|
| 14 |
|
| që gëzohen kur bëjnë të keqen dhe ndjejnë kënaqësi në çoroditjet e njeriut të keq, |
|
| 15 |
|
| shtigjet e të cilit janë të shtrembëra dhe rrugët dredha-dredha, |
|
| 16 |
|
| për të të shpëtuar nga gruaja që ka shkelur kurorën, nga gruaja e huaj që përdor fjalë mikluese, |
|
| 17 |
|
| që ka braktisur shokun e rinisë së saj dhe ka harruar marrëveshjen e lidhur me Perëndinë. |
|
| 18 |
|
| Sepse shtëpia e saj zbret drejt vdekjes dhe shtigjet e saj drejt të vdekurve. |
|
| 19 |
|
| Asnjë prej atyre që shkojnë tek ajo nuk kthehet, asnjë nuk i arrin shtigjet e jetës. |
|
| 20 |
|
| Kështu do të mund të ecësh në rrugën e të mirëve dhe do të mbetesh në shtigjet e të drejtëve. |
|
| 21 |
|
| Sepse njerëzit e drejtë do të banojnë tokën dhe ata të ndershëm do të qëndrojnë aty; |
|
| 22 |
|
| por të pabesët do të shfarosen nga toka dhe shkelësit do të hiqen prej saj. |
|
|
|
|