|
| 1 |
|
| Biri im, ruaji fjalët e mia dhe urdhërimet e mia në veten tënde, |
|
| 2 |
|
| Ruaji urdhërimet e mia dhe ke për të jetuar; ruaji mësimet e mia si bebja e syve të tu. |
|
| 3 |
|
| Lidhi ndër gishta, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate. |
|
| 4 |
|
| Thuaji diturisë: "Ti je motra ime" dhe quaje "shok" gjykimin, |
|
| 5 |
|
| me qëllim që të të ruajnë nga gruaja e tjetrit nga gruaja e huaj që përdor fjalë lajkatare. |
|
| 6 |
|
| Nga dritarja e shtëpisë sime shikoja nëpër parmakët prej hekuri |
|
| 7 |
|
| dhe pashë midis budallenjve; dallova midis të rinjve një djalë të ri që s'kishte gjykim, |
|
| 8 |
|
| që kalonte nëpër rrugë pranë qoshes të gruas së huaj dhe drejtohej nga shtëpia e saj, |
|
| 9 |
|
| në muzg, kur po ngryste dita, ndërsa zbriste nata e zezë dhe e errët. |
|
| 10 |
|
| I doli para një grua e veshur si prostitutë dhe dinake; |
|
| 11 |
|
| ajo është turbulluese dhe provokuese, dhe nuk di t'i mbajë këmbët në shtëpinë e saj; |
|
| 12 |
|
| herë mbi rrugë, herë në sheshet qëndron në pritë në çdo qoshe. |
|
| 13 |
|
| Kështu e zuri dhe e puthi, pastaj me paturpësi tha: |
|
| 14 |
|
| "Duhet të bëja flijimet e falenderimit; pikërisht sot i plotësova zotimet e mia; |
|
| 15 |
|
| prandaj të dola para që të të kërkoj dhe të gjeta. |
|
| 16 |
|
| E zbukurova shtratin tim me një mbulesë si sixhade, me li të ngjyrosur nga Egjipti; |
|
| 17 |
|
| e parfumova shtratin tim me mirrë, me aloe dhe me kanellë. |
|
| 18 |
|
| Eja, të dehemi me dashuri deri në mëngjes, të kënaqemi në qejfe dashurie, |
|
| 19 |
|
| sepse burri im nuk është në shtëpi, por ka shkuar në një udhëtim të gjatë; |
|
| 20 |
|
| ka marrë me vete një thes të vogël me pare dhe do të kthehet në shtëpi vetëm kur të jetë hëna e plotë". |
|
| 21 |
|
| Ajo e mashtroi me fjalë bindëse, e tërhoqi me ëmbëlsinë e buzëve të saj. |
|
| 22 |
|
| Ai e ndoqi pa mëdyshje, si një ka që shkon në thertore, si një i lidhur në dënimin e budallait, |
|
| 23 |
|
| deri sa një shigjetë nuk i shpon mëlçinë; ai nxiton si një zog, pa ditur që një lak është ngritur kundër jetës së tij. |
|
| 24 |
|
| Prandaj, bij të mi, më dëgjoni, kushtojuni kujdes fjalëve të gojës sime. |
|
| 25 |
|
| Zemra jote të mos shkojë pas rrugëve të saj, mos devijo nëpër shtigjet e saj, |
|
| 26 |
|
| sepse ka rrëzuar shumë të plagosur për vdekje, dhe tërë ata që ajo ka vrarë ishin burra të fortë. |
|
| 27 |
|
| Shtëpia e saj është rruga e Sheolit që zbret në thellësitë e vdekjes. |
|
|
: |
| 1 | | 2 | | 3 | | 4 | | 5 | | 6 | | 7 | | 8 | | 9 | | 10 | | 11 | | 12 | | 13 | | 14 | | 15 | | 16 | | 17 | | 18 | | 19 | | 20 | | 21 | | 22 | | 23 | | 24 | | 25 | | 26 | | 27 | 1
1
1 |
|
|---|
|
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/proverbs/007.mp3
31
7