Shqip Së Bashku 2020
|
| 1 |
| Kthehu, o shulamite, kthehu! Kthehu, të të kundrojmë, kthehu! Ç't'i kundroni shulamites që është si vallja mes dy fushimesh? |
| 2 |
| Sa të hijshme i ke këmbët në sandale, o bijë fisnikësh! Vijat e ijëve të tua porsi stoli, vepër kryemjeshtërore. |
| 3 |
| Kërthiza jote si kupë e rrumbullt që s'mbetet kurrë pa verë erëmirë. Barku yt porsi pirg gruri me lilakë rrethuar. |
| 4 |
| Dy gjinjtë e tu si dy kaproj binjakë të drenushës. |
| 5 |
| Qafa jote si kullë fildishi, sytë e ty si pellgjet e Heshbonit te porta e Bat Rabimit. Hunda jote si kullë Libani me pamje nga Damasku. |
| 6 |
| Kokën si Karmeli e ke e flokët porsi purpur, në gërsheta një mbret u zu. |
| 7 |
| Sa e bukur je e sa e hirshme, o dashuri, e tëra kënaqësi. |
| 8 |
| Shtati yt porsi palma, porsi vile gjinjtë e tu. |
| 9 |
| Thashë me vete: «Do t'i ngjitem palmës e do t'ia vjel unë vilet». Qofshin gjinjtë e tu si vile rrushi e porsi era e mollës, era e frymës sate. |
| 10 |
| Qiellza jote si vera më e mirë që rrjedh këndshëm e rrëshqet lëmuar ndër buzë e ndër dhëmbë. |
| 11 |
| Unë i përkas të shtrenjtit tim e ai fort më dëshiron. |
| 12 |
| Eja, o i shtrenjti im, të dalim ndër fusha, të bujmë ndër katunde. |
| 13 |
| Të shkojmë herët ndër vreshta, të shohim a çeli hardhia, a shpërtheu sythi, a lulëzuan shegët. Atje dashurinë time ty do të ta dhuroj. |
| 14 |
| Madërgonat lëshojnë erë, te dera e shtëpisë çdo të mirë kemi, të re e të vjetër. Për ty i kam ruajtur, o i shtrenjti im. |
|
| Ruaj Shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian2018/songofsolomon/007.mp3
8
7