Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Atë ditë do të thuash: "Unë të kremtoj, o Zot. Edhe pse ishe i zemëruar me mua, zemërimi yt me mua u qetësua dhe më ka ngushëlluar. |
| 2 |
| Ja, Perëndia është shpëtimi im; unë do të kem besim dhe nuk do të kem frikë, sepse Zoti, po, Zoti është forca ime dhe kantiku im, dhe ka qenë shpëtimi im". |
| 3 |
| Ju do të merrni me gëzim ujin nga burimet e shpëtimit. |
| 4 |
| Atë ditë do të thoni: "Kremtoni Zotin, thërrisni emrin e tij, i bëni të njohura veprat e tij midis popujve, shpallni që emri i tij është i lartësuar. |
| 5 |
| Këndojini lavde Zotit, sepse ka bërë gjëra të madhërishme; kjo të dihet mbi gjithë tokën. |
| 6 |
| Bërtit dhe ngazëllohu nga gëzimi, o banore e Sionit, sepse i madh është i Shenjti i Izraelit në mes tuaj". |
| Ruaj shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/isaiah/012.mp3
66
12