|
| 1 |
|
| Unë jam njeriu që pa hidhërimin nën thuprën e tërbimit të tij. |
|
| 2 |
|
| Ai më ka udhëhequr dhe më ka bërë të eci nëpër terr dhe jo në dritë. |
|
| 3 |
|
| Po, kundër meje ai ka kthyer disa herë dorën e tij tërë ditën. |
|
| 4 |
|
| Ai ka konsumuar mishin tim dhe lëkurën time, ka coptuar kockat e mia. |
|
| 5 |
|
| Ka ndërtuar fortesa kundër meje, më ka rrethuar me hidhërim dhe me ankth. |
|
| 6 |
|
| Ka bërë që unë të banoj në vende plot errësirë, ashtu si të vdekurit prej shumë kohe. |
|
| 7 |
|
| Më ka ndërtuar një mur rreth e qark, me qëllim që unë të mos dal; e ka bërë të rëndë zinxhirin tim. |
|
| 8 |
|
| Edhe kur bërtas dhe kërkoj ndihmë me zë të lartë, ai nuk pranon të dëgjojë lutjen time. |
|
| 9 |
|
| Ai i ka mbyllur rrugët e mia me gurë të prerë, i ka bërë shtigjet e mia plot me prita. |
|
| 10 |
|
| Ai ka qenë për mua si një ari në pritë, si një luan në vende të fshehta. |
|
| 11 |
|
| Ka devijuar rrugët e mia, më ka coptuar dhe më ka dëshpëruar. |
|
| 12 |
|
| Ka nderur harkun e tij dhe më ka bërë objekt të shigjetave të tij. |
|
| 13 |
|
| Ka bërë të depërtojnë në zemrën time shigjetat e kukurës së tij. |
|
| 14 |
|
| Jam bërë tallja e tërë popullit tim, kënga e tij e tërë ditës. |
|
| 15 |
|
| Më ka ngopur me hidhërim, më ka bërë të pij pelin. |
|
| 16 |
|
| Më ka coptuar dhëmbët me zall, më ka mbuluar me hi. |
|
| 17 |
|
| Ke larguar shpirtin tim nga paqja, kam harruar mirëqënien. |
|
| 18 |
|
| Kam thënë: "Éshtë zhdukur besimi im dhe shpresa ime tek Zoti". |
|
| 19 |
|
| Kujtohu për pikëllimin dhe për endjen time, për pelinin dhe hidhërimin. |
|
| 20 |
|
| Shpirti im kujtohet gjithnjë për këtë dhe është i rrëzuar brenda meje. |
|
| 21 |
|
| Këtë dua ta sjell në mëndje dhe prandaj dua të shpresoj. |
|
| 22 |
|
| Éshtë një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht. |
|
| 23 |
|
| Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikeria jote. |
|
| 24 |
|
| "Zoti është pjesa ime", thotë shpirti im, "prandaj do të kem shpresë tek ai. |
|
| 25 |
|
| Zoti është i mirë me ata që kanë shpresë tek ai, me shpirtin që e kërkon. |
|
| 26 |
|
| Gjë e mirë është të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit. |
|
| 27 |
|
| Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën në rininë e tij. |
|
| 28 |
|
| Le të ulet i vetmuar dhe të qëndrojë në heshtje kur Perëndia ia imponon. |
|
| 29 |
|
| Le ta vërë gojën e tij në pluhur, ndofta ka ende shpresë. |
|
| 30 |
|
| Le ti japë faqen atij që e godet, të ngopet me fyerje. |
|
| 31 |
|
| Sepse Zoti nuk hedh poshtë për gjithnjë; |
|
| 32 |
|
| por, në rast se të hidhëron, do ti vijë keq sipas shumicës së zemërmirësive të tij, |
|
| 33 |
|
| sepse nuk e bën me kënaqësi poshtërimin dhe hidhërimin e bijve të njerëzve. |
|
| 34 |
|
| Kur dikush shtyp nën këmbët e tij tërë robërit e dheut, |
|
| 35 |
|
| kur dikush shtrëmbëron të drejtën e një njeriu në prani të Më të Lartit, |
|
| 36 |
|
| kur dikujt i bëhet një padrejtësi në çështjen e tij, a nuk e shikon Zoti? |
|
| 37 |
|
| Vallë kush thotë diçka që më pas realizohet, në rast se Zoti nuk e ka urdhëruar? |
|
| 38 |
|
| E keqja dhe e mira a nuk vijnë vallë nga goja e Më të Lartit? |
|
| 39 |
|
| Pse vallë ankohet një njeri i gjallë, një njeri për ndëshkimin e mëkateve të tij? |
|
| 40 |
|
| Le të shqyrtojmë rrugët tona, t'i hetojmë dhe të kthehemi tek Zoti. |
|
| 41 |
|
| Le të ngremë lart zemrat tona dhe duart tona në drejtim të Perëndisë të qiejve. |
|
| 42 |
|
| Ne kemi kryer mëkate, kemi qënë rebelë dhe ti nuk na ke falur. |
|
| 43 |
|
| Je mbështjellë në zëmërimin tënd dhe na ke ndjekur, na ke vrarë pa mëshirë. |
|
| 44 |
|
| Ti je mbështjellë në një re, në mënyrë që asnjë lutje të mos kalonte dot. |
|
| 45 |
|
| Na ke bërë plehra dhe mbeturina në mes të popujve. |
|
| 46 |
|
| Tërë armiqtë tanë kanë hapur gojën kundër nesh. |
|
| 47 |
|
| Na ka rënë mbi trup tmerri, laku, dëshpërimi i thellë dhe shkatërrimi. |
|
| 48 |
|
| Rrëke uji rrjedhin nga sytë e mi për shkatërrimin e bijës së popullit tim. |
|
| 49 |
|
| Syri im derdh lot pa pushim, pa ndërprerje, |
|
| 50 |
|
| deri sa Zoti të mos vështrojë nga qielli dhe të mos shikojë. |
|
| 51 |
|
| Syri im i sjell dhembje shpirtit tim për të gjitha bijat e qytetit tim. |
|
| 52 |
|
| Ata që më urrejnë pa shkak më kanë gjuajtur si të isha zog. |
|
| 53 |
|
| Kanë shkatërruar jetën time në gropë, më kanë hedhur gurë. |
|
| 54 |
|
| Ujrat rrjedhin mbi kokën time, unë thoja: "Ka marrë fund për mua". |
|
| 55 |
|
| Përmenda emrin tënd, o Zot, nga thellësia e gropës. |
|
| 56 |
|
| Ti e dëgjove zërin tim; mos ia fshih veshin tënd psherëtimës sime, thirrjes time për ndihmë. |
|
| 57 |
|
| Kur të kam thirrur ti je afruar; ke thënë: "Mos ki frikë!" |
|
| 58 |
|
| O Zot ti ke mbrojtur çështjen e shpirtit tim, ti ke çliruar jetën time. |
|
| 59 |
|
| O Zot, ti ke parë dëmin që kam pësuar, prandaj mbro çështjen time! |
|
| 60 |
|
| Ti ke parë tërë frymën e tyre të hakmarrjes, intrigat e tyre kundër meje. |
|
| 61 |
|
| Ti ke dëgjuar fyerjet e tyre, o Zot, tërë intrigat e tyre kundër meje, |
|
| 62 |
|
| fjalimet e tyre që ngrihen kundër meje, atë që mendojnë kundër meje tërë ditën. |
|
| 63 |
|
| Vër re kur ulen dhe kur ngrihen, unë jam kënga e tyre. |
|
| 64 |
|
| Shpërbleji, o Zot, sipas veprës së duarve të tyre. |
|
| 65 |
|
| Bëji zemërgur, mallkimi yt qoftë mbi ta. |
|
| 66 |
|
| Ndiqi në zemërimin tënd dhe shkatërroi poshtë qiejve të Zotit. |
|
|
|
|