Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Ejani, të kthehemi tek Zoti, sepse ai na ka copëtuar, por do të na shërojë; na ka goditur, por do të na mbështjellë. |
| 2 |
| Mbas dy ditësh do të na japë përsëri jetë, ditën e tretë do të na ringjallë dhe ne do të jetojmë në prani të tij. |
| 3 |
| E njohim Zotin, të përpiqemi ta njohim më mirë; ardhja e tij është e sigurt si agimi. Ai do të na vijë si shiu, si shiu i fundit dhe i parë mbi tokë. |
| 4 |
| "Çfarë duhet të bëj me ty, o Efraim? Çfarë duhet të bëj me ty, o Judë? Dashuria juaj është si një re e mëngjesit, si vesa që në mëngjes zhduket shpejt. |
| 5 |
| Prandaj i kam prerë me anë të profetëve, i kam vrarë me fjalët e gojës sime dhe gjykimet e mia për ju janë si drita që lind. |
| 6 |
| Sepse unë dëshiroj mëshirë dhe jo flijimet, dhe njohjen e Perëndisë më shumë se olokaustet. |
| 7 |
| Por, si Adami, ata kanë shkelur besëlidhjen, kanë vepruar me mashtrim ndaj meje. |
| 8 |
| Galaadi është një qytet keqbërësish dhe i përlyer me gjak. |
| 9 |
| Ashtu si bandat e cubave rrinë në pritë për një njeri, kështu një turmë priftërinjsh masakron në rrugën e Sikemit, kryen gjëra të kobshme. |
| 10 |
| Në shtëpinë e Izraelit pashë diçka të neveritshme: atje kurvërohet Efraimi, atje ndotet Izraeli. |
| 11 |
| Edhe për ty, o Judë, është rezervuar një korrje, kur do ta kthej popullin tim nga robëria". |
| Ruaj shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/hosea/006.mp3
14
6