Shqip Së Bashku 2020
|
| 1 |
| Zoti dërgoi një peshk të madh që ta gëlltiste Jonain dhe Jonai qëndroi në barkun e peshkut tri ditë e tri net. |
| 2 |
| Nga barku i peshkut, Jonai iu lut Zotit, Perëndisë së tij, |
| 3 |
| duke thënë: «Kur u gjenda ngushtë i thirra Zotit e m'u përgjigj; thellë nga barku i skëterrës kërkova ndihmë e ti ma dëgjove zërin. |
| 4 |
| Në thellësi më hodhe, në zemër të detit, ku rrjedha e ujit nga çdo anë më rrethoi dhe gjithë dallgët e valët e tua mbi mua kaluan. |
| 5 |
| Dhe unë thashë me vete: “Ndonëse i dëbuar larg pranisë sate, kam për ta parë sërish tempullin tënd të shenjtë”. |
| 6 |
| Ujërat më mbuluan deri në grykë, humnera e detit më rrethoi nga çdo anë, algat rreth kokës m'u mbështollën. |
| 7 |
| I fundosur deri në rrëzë të maleve, ku shulat e nëntokës përgjithmonë pas meje ishin mbyllur, ti nga gropa e vdekjes lart të gjallë më ngjite, o Zot, Perëndia im. |
| 8 |
| Kur jeta ime po fikej, Zotin kujtova e lutja ime te ti mbërriti, në tempullin tënd të shenjtë. |
| 9 |
| Ata që adhurojnë idhuj të kotë braktisin mirësinë tënde, |
| 10 |
| ndërsa unë, me këngë falënderimi fli do të të kushtoj dhe çfarë kam premtuar do ta bëj. Shpëtimi vjen nga Zoti ». |
| 11 |
| Atëherë Zoti e urdhëroi peshkun ta villte Jonain në breg. |
| Ruaj shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian2018/jonah/002.mp3
4
2