Shqip Së Bashku 2020
|
| 1 |
| Lutja vajtuese e profetit Habakuk. |
| 2 |
| «O Zot, dëgjova ç'thuhet për ty, bëmat e tua më tmerrojnë, o Zot. Përtëriji ato në vitet tona, në vitet tona bëji të ditura. Kur të zemërohesh, mëshirën kujto. |
| 3 |
| Perëndia vjen prej Temanit, i Shenjti prej malit Paran. Madhështia e tij mbulon qiejt, lavdia e tij mbush tokën. |
| 4 |
| Porsi drita shkëlqen, rreze duart e tij lëshojnë e atje fshihet fuqia e tij. |
| 5 |
| Murtaja i paraprin, lëngata ndjek hapat e tij. |
| 6 |
| Ai qëndron e toka trandet, hedh vështrimin e kombet dridhen, malet e moçme treten, kodrat e përjetshme përulen, udhët e amshuara janë të tij. |
| 7 |
| Tendat e Kushanit i pashë në mjerim, pëlhurat e tendave të Midianit fërfërijnë. |
| 8 |
| A u zemërove, o Zot, me lumenjtë? A me lumenjtë u ndez tërbimi yt? A me detin u hidhërove, që po kalëron mbi kuaj, mbi karrocat ngadhënjyese? |
| 9 |
| E zhvesh harkun, e bën gati, shigjetat i ngjesh në kukurë. Me lumenj e ndan tokën. |
| 10 |
| Malet të shohin e përpëliten, shtrëngata shpërthen, humnera lëshon britmën e lart duart i ngre. |
| 11 |
| Shtangen dielli e hëna në qiell prej dritës së shigjetave të tua fluturuese, prej shkëlqimit të heshtës tënde flakëruese. |
| 12 |
| Marshon mbi tokë plot furi, kombet i shtyp i zemëruar. |
| 13 |
| Del, që popullin tënd të shpëtosh, të shpëtosh të vajosurin tënd. Kryet e shtëpisë ia shembe të mbrapshtit, e zhveshe nga themeli deri në majë. |
| 14 |
| Me heshtën e vet e shpove kreun e ushtarëve që furishëm mësynë për të më degdisur e që thërrasin si të babëzitur, për të përpirë të mjerin që fshihet. |
| 15 |
| E shkele detin me kuajt e tu dhe deti i madh shkumëzon. |
| 16 |
| E dëgjova e barku m'u trazua, buzët m'u drodhën prej zërit, kalbësira m'i kaploi eshtrat e këmbët zunë të më dridhen. Por, i qetë do të pres për fatkeqësinë që do ta zërë popullin që po na sulmon. |
| 17 |
| Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë, hardhia fryt nuk do të japë, mundi i ullirit do të zhbëhet, arat nuk do të prodhojnë ushqim, dhentë do të mungojnë nëpër vatha, e stallat nuk do të kenë qe, |
| 18 |
| unë Zotit do t'i ngazëllehem, do të gëzohem me Perëndinë, shpëtimtarin tim. |
| 19 |
| Zoti, Zoti im, është fuqia ime, m'i bën këmbët si të drerit, në vende të larta më bën të eci». Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. |
|
| Ruaj Shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian2018/habakkuk/003.mp3
3
3