«Urdhëroji izraelitët të dëbojnë nga fushimi këdo që vuan nga sëmundje lëkure, rrjedhje fareci dhe këdo që është i papastër për shkak se ka prekur ndonjë kufomë.
Nëse nuk ka njeri që ta marrë shpagimin, ai t'i jepet Zotit e t'i përkasë priftit, bashkë me dashin e flisë së shlyerjes së mëkatit që do të kushtohet për të shlyer mëkatin.
dhe me të fle fshehurazi dikush tjetër pa e marrë vesh i shoqi që ajo ka përdhosur veten, nëse nuk ka asnjë dëshmitar dhe ajo nuk kapet në aktin e tradhtisë,
atëherë i shoqi ta sjellë para priftit. Bashkë me të, të sjellë edhe një kilogram miell elbi për fli. Të mos derdhë vaj as temjan mbi të, sepse është fli drithi xhelozie që kushtohet për të përkujtuar fajin.
Pasi e paraqet gruan para Zotit, prifti t'ia lëshojë flokët dhe në duart e saj të vendosë flinë përkujtimore të drithit, flinë e xhelozisë. Prifti të mbajë në dorë ujin e hidhur të mallkimit.
Pastaj t'i kërkojë të betohet e t'i thotë: “Nëse nuk fjeti me ty ndonjë tjetër dhe nëse nuk dredhove nga yt shoq, atëherë ky ujë i hidhur i mallkimit nuk do të të bëjë dëm.
këtu prifti ta vërë gruan të betohet me një nëmë mallkimi e t'i thotë: “ Zoti të bëftë mes popullit një emnesë nëme e mallkimi kur të t'i thajë ijët e të ta ënjtë barkun.
Pasi ta ketë pirë, uji i hidhur i mallkimit do të hyjë brenda saj dhe nëse ajo e ka përdhosur veten duke e tradhtuar të shoqin, uji do t'ia ënjtë barkun e do t'ia thajë ijët. Kështu ajo do të bëhet mes popullit një emnesë nëme.