Dhiata e Re Gegnisht 1872
|
| 1 |
| Edhe unë, o vëllazën, kur erdha te ju, nuk’ erdha me naltësinë fjale a ditunie, për me u diftuem juve deshmin’ e Perëndisë. |
| 2 |
| Sepse e pashë me udhë mos me ditun’ asgja ndër ju, veçe Iesu Krishtinë, edhe këte të kryqëzuem. |
| 3 |
| Edhe un’ erdha te ju me dobësinë, e me frikë, e me shumë drithtim; |
| 4 |
| edhe fjala eme e predikimi em nuk’ u ba me fjalë të mbushëmeje mendienë prei ditunisë nierëzëvet, por me të diftuem Shpirti e fuqie, |
| 5 |
| qi të mos jetë besa juei prei ditunisë nierëzëvet, por prei fuqisë Perëndisë. |
| 6 |
| Edhe flasimë dituni ndër ata qi janë të thieshtë, por jo dituni të kësai jete, as të urdhënarëvet kësai jete, qi janë prishunë, |
| 7 |
| por flasimë dituni Perëndie me mpshefësinë, ate ditunin’ e mpshefëtë, qi urdhënoi Perëndia përpara jetëvet për laftinë t’anë, |
| 8 |
| të cillënë nuk’ e ngjofi ndonji prei urdhënarëvet kësai jete, sepse ndë e kishinë pasë ngjofunë, nukë do të kishinë kryqëzuem Zotin’ e laftit, |
| 9 |
| por, sikurse ashtë shkruem: “Ato qi s’i pa sy, e s’i ndëgjoi vesh, e s’hynë ndë zemërë të nieriut, të cillatë Perëndia i bani gati për ata qi e duenë”. |
| 10 |
| Por Perëndia na i sbuloi neve me anë të Shpirtit vet, sepse Shpirti shikon të gjitha, edhe të thellat’ e Perëndisë. |
| 11 |
| Sepse cilli prei nierëzish ngjef punët’ e nieriut, përveç shpirtit nieriut qi ashtë nd’ate? Kështu edhe punët’ e Perëndisë askushi s’i ngjef, përveç Shpirtit Perëndisë. |
| 12 |
| Edhe na s’kemi marrë shpirtin’ e botësë, por Shpirtinë qi ashtë prei Perëndisë, për me ngjofun’ ato dhunëtitë qi u dhanë mbë ne prei Perëndisë. |
| 13 |
| Për ato edhe flasimë jo me fjalë të mësueme prei ditunie nierëzish, por me fjalë të mësueme prei Shpirtit Shenjt, tue vumë nji për nji punë shpirtënishte me punë shpirtënishte. |
| 14 |
| Por nieriu si shtazë nukë pret punët’ e Shpirtit Perëndisë, sepse janë marri për ate, edhe nukë mundetë me i ngjofunë, sepse ato gjukohenë shpirtënisht. |
| 15 |
| Por nieriu i shpirtit i gjukon të gjitha, e ai nukë gjukohetë as prei ndonjianit. |
| 16 |
| Sepse “Cilli ngjofi mendien’ e Zotit, qi të mësojë ate?”, por na kemi mendien’ e Krishtit. |
|
| Ruaj Shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian1872/1corinthians/002.mp3
16
2