Dhjata e Re 1827
|
| 1 |
| E unë kur arçë ndër juvet, vëllazër, erdha jo me fjalë të larta, a me sofi, t’u dëftojë juvet martirin’ e Perndisë. |
| 2 |
| Sepse nukë silloisa të dijë gjë tjatër ndë juvet, përveçe Iisu Hristonë, edhe këtë të mbërthierë ndë Kruq. |
| 3 |
| E unë ndënja mbë juvet me shumë t’unjurë, e me shumë frikë e të dredhurë. |
| 4 |
| E fjala ime, edhe dhidhahia ime qenë jo fjalë të dërtuara me të dijturit’ e njerëzet, po me të dëftuarë të Shpirtit e të fuqisë. |
| 5 |
| Që të mos jetë besa juaj ndë sofi të njerëzet, po ndë fuqi të Perndisë. |
| 6 |
| Nd’ata që janë të tamamtë nevet flasëmë sofi. Ma sofi jo të kësaj jetet, as sofi të arhondëvet të kësaj jetet që prishenë. |
| 7 |
| Po flasëmë sofin’ e Perndisë ndë mistirio, do të thom për atë sofin’ e fshehurë, që pat qënë urdhëruarë nga Perndia pa dhe bërë jetëtë, për lëvdim tënë. |
| 8 |
| Atë sofi nuk’ e njohu ndonjë nga arhondët’ e kësaj jetet, sepse ta kishnë njohurë nukë kishnë mbërthierë ndë Kruq Zotn’ e nderit. |
| 9 |
| Po, sikundr’ është shkruarë: Ato që siu nuk’ i pa, e veshi nuk’ i digjoi, e ndë zëmërë të njeriut nukë hinë, ato i bëri gati Perndia për ata që e duanë atë. |
| 10 |
| Po ndë nevet Perndia i çfaqi me anë të Shpirtit së tij, sepse Shpirti i ksetaks gjithë punëtë, edhe të thellat’ e Perndisë. |
| 11 |
| Sepse cili nga njerëzitë njeh punët’ e njeriut, përveçe Shpirti i njeriut që rri mbë të? Kështu edhe punët’ e Perndisë ndonjë s’i di, përveçe Shpirti i Perndisë. |
| 12 |
| E nevet s’kemi marrë Shpirtin’ e kësaj jetet, po Shpirtinë që është nga Perndia, që të shohëmë punëtë që na janë dhëruarë nevet nga Perndia. |
| 13 |
| Për ato edhe kuvëndojëmë jo me fjalë që dhidhaks sofia e njerëzet, po me fjalë që dhidhaks Shënti Shpirt; e ujdisjëmë punët’ e Shpirtit ndë punëra të Shpirtit. |
| 14 |
| Po njeriu kafshës nukë kupëton punët’ e Shpirtit së Perndisë, sepse për atë janë marrëzi e nukë mund t’i njohë, sepse njihenë me shpirt. |
| 15 |
| Ma njeriu i Shpirtit gjukon për gjithë punëra, e ai nukë gjukonetë nga ndonjë. |
| 16 |
| Sepse kush ka njohurë mëndien’ e Zotit, që të dhidhaksjë atë? E nevet kemi mënd të Krishtit. |
|
| Ruaj Shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanianaltmk27/1corinthians/002.mp3
16
2