Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Kudo po dëgjohet se ndër ju ka kurvëri, madje një kurvëri të tillë që as nuk zihet në gojë ndër paganë, saqë një shkon me gruan e babait të vet. |
| 2 |
| Dhe ju u krekosët e madje nuk vajtuat, që të hiqet nga mesi juaj ai që ka kryer një punë të tillë. |
| 3 |
| Dhe unë, megjithëse nuk jam aty me trup, me frymë aty jam, dhe, sikur të isha i pranishëm, kam gjykuar tanimë atë që bëri këtë. |
| 4 |
| Në emër të Zotit tonë Jezu Krisht, mbasi të mblidheni ju bashkë me frymën time, me fuqinë e Zotit tonë Jezu Krisht, |
| 5 |
| vendosa që ti dorëzohet ky njeri në dorë të Satanit për prishjen e mishit, që t'i shpëtohet fryma në ditën e Zotit Jezus. |
| 6 |
| Mburrja juaj nuk është e mirë. A nuk e dini se pak maja e mbrun gjithë brumin? |
| 7 |
| Hiqni, pra, majanë e vjetër, që të jeni një brumë i ri, siç jeni pa maja; sepse pashka jonë, që është Krishti, u flijua për ne. |
| 8 |
| Prandaj le të kremtojmë festën jo me maja të vjetër, as me maja ligësie dhe keqësie, por me bukë pa maja të sinqeritetit dhe të së vërtetës. |
| 9 |
| Ju kam shkruar në letër, të mos përziheni me kurvarë, |
| 10 |
| dhe aspak me kurvarët e kësaj bote, ose me lakmuesit ose me cubat, ose me idhujtarët, sepse atëherë duhet të dilni nga bota. |
| 11 |
| Por tani ju shkrova të mos përziheni me atë, të ashtuquajturin vëlla, që është kurvar, ose lakmues ose idhujtar, o shpi-fës, o pijanec ose cub; me një të tillë bile as të mos hani bashkë. |
| 12 |
| Sepse a më takon mua të gjykoj edhe ata që janë jashtë? A nuk i gjykoni ju të brendshmit? |
| 13 |
| Por ata të jashtmit Perëndia i gjykon. Prandaj nxirreni të ligun nga vetja juaj. |
| Ruaj shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/1corinthians/005.mp3
16
5