Zoti, Perëndia yt, ka bekuar çdo vepër të duarve të tua. Ai të ka përcjellë në çdo udhëtim nëpër këtë shkretëtirë të madhe. Gjatë këtyre dyzet vjetëve, Zoti, Perëndia yt, ka qenë me ty dhe asgjë nuk të ka munguar”.
Kështu i kaluam pasardhësit e Esaut, vëllezërit tanë, që banonin në Seir, duke lënë pas udhën e Arabahut, Ejlatin dhe Ecjon Geberin. Pastaj u kthyem në drejtim të shkretëtirës së Moabit.
Atëherë Zoti më tha: “Mos iu kanos Moabit e mos e nguc me luftë, se nuk do të të jap asgjë prej tokës së tyre. Arin ua kam dhënë për pronë pasardhësve të Lotit”.
Në Seir banonin më parë horitët, por pasardhësit e Esaut i dëbuan e i zhbinë dhe tani banojnë në vend të tyre, ashtu siç bëri Izraeli me tokën që Zoti i dha për pronë.
Udhëtimi nga Kadesh Barnea derisa kaluam luginën e Zeredit zgjati tridhjetë e tetë vjet, aq sa u zhduk nga fushimi tërë breznia e luftëtarëve, ashtu siç Zoti u ishte betuar.
Do t'u afrohesh amonitëve e do t'u dalësh përballë. Mos iu kanos e mos i nguc, se nuk do të ta jap për pronë tokën e amonitëve. Këtë vend ua kam dhënë për pronë pasardhësve të Lotit”.
ashtu siç bëri për pasardhësit e Esaut që banojnë në Seir. Ai i zhbiu horitët, që pasardhësit e Esaut t'i dëbonin e të banonin në vend të tyre gjer më sot.
Zoti vijoi: “Ngrihuni, nisuni e kalojeni luginën e Arnonit. Ja, ta kam dorëzuar Sihonin, mbretin amorit të Heshbonit dhe vendin e tij. Fillo ta pushtosh e nguce me luftë.
siç më lanë pasardhësit e Esaut, banorët e Seirit, dhe mobaitët, banorët e Arit, që të mbërrij në tokën përtej Jordanit, të cilën po na e jep Zoti, Perëndia ynë”.
Por, Sihoni, mbreti i Heshbonit, nuk deshi të na linte të kalonim, se Zoti, Perëndia yt, ia ngurtësoi shpirtin e zemrën, për të ta dorëzuar, siç është gjer më sot.
Që nga Aroeri, që është buzë luginës së Arnonit, përfshirë edhe luginën vetë, deri në Gilead, nuk pati asnjë qytet që të ishte tepër i fortë për ne. Zoti, Perëndia ynë, na i dorëzoi të gjitha.
Por, ti nuk e preke tokën e amonitëve, krahinën përgjatë luginës së Jabokut, qytetet e malësisë dhe asnjë qytet tjetër që na e ndaloi Zoti, Perëndia ynë».