«E tani, o Izrael, dëgjoji rregullat e vendimet që po ju mësoj, që, duke i mbajtur, të jetoni. Kështu do të hyni e do të pushtoni tokën që po u jep Zoti, Perëndia i etërve tuaj.
Mbajini e zbatojini, se kjo do t'ju bëjë të urtë e të dijshëm para syve të popujve. Ata, kur të dëgjojnë për tërë këto rregulla, do të thonë: “Sa i urtë e i dijshëm qenka ky komb i madh!”.
Veç trego shumë kujdes e ruhu se i harron gjërat që të panë sytë. Zemra jote të mos shmanget prej tyre gjatë gjithë jetës sate. Mësojua fëmijëve e nipave të tu,
si qëndrove atë ditë në Horeb para Zotit, Perëndisë tënd, e sesi ai më tha: “Ma mblidh popullin, që të ma dëgjojnë fjalën e të mësojnë të më druajnë gjatë gjithë ditëve të jetës së tyre mbi tokë. Këtë t'ua mësojnë edhe fëmijëve”.
Se mos ngre sytë nga qielli dhe shikon diellin, hënën, yjet e mbarë ushtrinë qiellore dhe marrosesh pas tyre, i adhuron e u shërben. Këto, Zoti, Perëndia yt, ua caktoi tërë popujve që janë nën qiell.
Por Zoti u zemërua me mua për shkakun tuaj. Ai u betua se nuk do ta kaloja Jordanin dhe se nuk do të hyja në tokën e mirë, të cilën po ta jep si trashëgimi Zoti, Perëndia yt.
Ruhuni se mos harroni besëlidhjen që lidhi me ju, Zoti, Perëndia juaj, dhe bëni për veten tuaj idhuj të çfarëdolloj trajte, të cilët ua ndaloi Zoti, Perëndia juaj,
Edhe kur të jeni bërë me fëmijë e nipa e të jeni plakur mirë në këtë tokë, nëse shthureni e bëni idhuj të çfarëdolloj trajte, nëse bëni ligësi para Zotit, Perëndisë tuaj, dhe e ngucni,
qielli e toka qofshin sot dëshmitarë se do të zhbiheni një herë e mirë prej tokës që do të pushtoni përtej Jordanit. Nuk keni për të jetuar gjatë atje, se keni për t'u shfarosur krejt.
se Zoti, Perëndia yt, është një Perëndi i mëshirshëm. Ai nuk do të të braktisë, nuk do të të shkatërrojë e as nuk do ta harrojë besëlidhjen për të cilën iu betua etërve të tu.
Shqyrtoji kohët e lashta, përpara se të vije në jetë, që nga dita kur Perëndia krijoi njeriun mbi tokë. Shqyrtoji qiejt nga skaji në skaj e pyet: a ka ndodhur ndonjëherë një gjë kaq e madhe? A është dëgjuar ndonjëherë një gjë e tillë?
Cili Perëndi provoi të shkojë të marrë për vete një komb nga mesi i një kombi tjetër përmes sprovave, shenjave, mrekullive, betejave, dorës së fuqishme, krahut të fortë e gjëmave të mëdha ashtu siç bëri për ju Zoti, Perëndia juaj, para syve tuaj kur ishit në Egjipt?
Nga qielli të bëri ta dëgjosh zërin e tij, për të të ndrequr. Përmbi tokë të shfaqi zjarrin e tij të madh dhe nga mesi i këtij zjarrit dëgjove fjalët e tij.
Mbaji rregullat e urdhërimet që unë po të urdhëroj sot, që të të shkojë mbarë ty e fëmijëve të tu pas teje e të jetosh gjatë në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep përgjithmonë».
që të shërbejnë si strehim për këdo që vret padashur të afërtin me të cilin nuk kishte pasur armiqësi më parë. Ai do të ikë te njëri prej këtyre e do të shpëtojë.
Qytetet janë Beceri në rrafshnaltën në shkretëtirë, për fisin e Rubenit; Ramoti, në Gilead, për fisin e Gadit; dhe Golani, në Bashan, për fisin e Manaseut.
përtej Jordanit, në luginën e Betpeorit, në tokën e Sihonit, mbretit të amoritëve, që banonte në Heshbon, të cilit Moisiu dhe izraelitët i ranë kur dolën nga Egjipti.